LAJMI I FUNDIT:

“Sfida e kërthizës”, e kanë bërë mbi 130 milionë persona (foto)

“Sfida e kërthizës”, e kanë bërë mbi 130 milionë persona (foto)

Trendi i fundit në rrjetet sociale kineze është prekja e kërthizës me pjesën e pasme të dorës.

Mbi 130 milionë shfrytëzues të rrjetit Weibo, kanë postuar fotografi, me dorën e tyre prapa shpine, teksa provojnë të prekin kërthizën me pjesën e pasme të dorës, transmeton Telegrafi.

Sidoqoftë, kjo nuk është ndonjë çmenduri e rradhës në internet, pasi me këtë lojë, tregohet figura e mirë e trupit.


Me anë të kësaj sfide kërkohet humbja e peshës, sepse barku nuk e lejon prekjen e kërthizës si në këto fotografi.

Po ju, a mund të prekni kërthizën? Povojeni! /Telegrafi/