Serbia për bashkim të Kosovës me Shqipërinë!
Diçka që do të na dukej si fantastikë shkencore po ndodh në realitet. Serbia propozon hiç më pak se bashkimin e Kosovës me Shqipërinë! Natyrisht jo e gjithë Kosova do i bashkohej Shqipërisë në këtë rast. Disa prononcime të kryetarit të Serbisë, Tadiq, “për zgjidhje historike ndërmjet shqiptarëve dhe serbëve” u kristalizuan nga zëvendëskryeministri serb, Ivica Dacic, për “përkufizim territorial të Serbisë dhe Shqipërisë”. Në skenë pastaj del përsëri Tadiq me deklaratë në një gazetë gjermane se “Shqipëria e Madhe është projekt i rrezikshëm, por mund të jetë pjesë e zgjidhjes më të madhe dhe se ‘serbët mund të jetojnë me këtë (zgjidhje v.a)’”. “Kjo do të thotë se të gjitha palët fitojnë diçka gjë që krijon zgjidhje të përhershme, paqe dhe stabilitet”, përfundoi Tadiq. Ky opsion që vije nga Serbia megjithatë nuk është shumë befasues. Ky është një opsion i kalkuluar mirë nga zyrtarët e Serbisë.
Gjatë diskutimeve të shumta në forumin politik në B92, një nga temat ishte edhe bllokada që bën Rusia kundër Kosovës në OKB. Në diskutim e sipër si pjesëmarrës i atij forumi, vitin e kaluar pata thënë që nëse Rusia bllokon Kosovën në OKB në10 apo 20 vitet e ardhshme atëherë Kosova do të mund të kërkonte bashkim me Shqipërinë. Një nga diskutantët nga Serbia reagoi: “pse a kujton t’i se Serbia është kundër asaj ideje?”. Pra për Serbinë më e lehtë qenka që Kosova t’i bashkëngjitet Shqipërisë se sa të njihet si shtet i pavarur.
Për dallim nga deklaratat publike, zyrtarët e Serbisë e dinë realitetin. Ata qyshmoti e kanë të qartë se e kanë të humbur Kosovën. Ata mund të përsërisin çdo ditë se “vijat e kuqe janë kushtetuta dhe rezoluta e Kuvendit të Serbisë për Kosovën”, se “kurrë nuk do ta njohin pavarësinë e Kosovës”, por pastaj harrojnë çfarë kanë thënë dhe kur pyeten për ndarjen thonë se “çdo propozim mund të hidhet në tavolinë”. Këtu natyrisht përfshihet propozimi për ndarje deri tek ky i “zgjidhjes së konfliktit historik” me bashkimin e pjesës më të madhe të Kosovës me Shqipërinë.
Serbia ka ardhur në konkluzionin e bashkimit të Kosovës me Shqipërinë sepse është e detyruar dhe kështu përfiton më së shumti. Është e detyruar sepse i harxhoi të gjitha instrumentet ndërkombëtare në kundërshtimin e saj ndaj pavarësisë së Kosovës. Përfiton më së shumti, sepse do të merrte një pjesë të Kosovës dhe pjesën serbe të Bosnjës.
Kur jemi tek instrumentet ndërkombëtare, Serbia dështoi në të gjitha rastet. Serbia pësoi debakël të thellë në Këshillin e Sigurimit në OKB më 18 Shkurt 2008, një ditë pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës ku vetëm Rusia përkrahu kërkesën e Serbisë për të anuluar Deklaratën e Pavarësisë së Kosovës. Pas debaklit në OKB dhe pas një vale njohjesh të Kosovës, Serbia shqyrtonte opsionin që t’i drejtohej Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë (GJND). Zyrtarët e Serbisë mendonin të ngrenë padi në GJND ndaj ndonjë shteti që kishte njohur Kosovën ose të kërkonin opinion këshillëdhënës të GJND-së.
Padia ndaj ndonjë shteti do të hidhej poshtë nga shteti që paditet meqë shtetet nuk janë të obliguara të përgjigjen ndaj padisë nëse nuk është në pyetje shkelja e ndonjë konvente ndërkombëtare. Ndërkaq njohja e ndonjë entiteti si shtet nuk shkel asnjë konventë ndërkombëtare. “Askund në të drejtën ndërkombëtare nuk shkruan se kë mund të pranoni si shtet të pavarur e kënd jo”, thoshte profesori Dimitrijevic, ligjërues i së drejtës ndërkombëtare në Beograd. Serbia nuk kishte shanse këtu prandaj kërkoi opinionin e GJND-së në lidhje me ligjshmërinë e shpalljes së pavarësisë së Kosovës. Për këtë i duhej ndonjë institucion si OKB-ja. Serbia pati sukses në aprovimin e rezolutës në OKB me të cilën çështja e ligjshmërisë së pavarësisë së Kosovës dërgohej në GJND. Serbia e arriti këtë me një marrëveshje me BE-në ku rezoluta e Serbisë në OKB miratohej në këmbim të pajtimit të Serbisë për hyrjen e Eulex-it në Kosovë.
“Mos i bëj gropën tjetrit se bie vet brenda në të”, është një thënie popullore që e përjetoi Serbia në GJND. Serbia përjetoi dështimin e radhës sepse GJND nuk gjeti se Kosova kishte shkelur të drejtën ndërkombëtare me shpalljen e pavarësisë së saj. Po Serbia nuk hoqi dorë dhe prapë iu drejtua OKB-së me shpresën e fundit të miratimit të një rezolute që dënonte “deklaratat e njëanshme” dhe kërkonte biseda “për të gjitha çështjet e hapura”. Kjo kërkesë ishte natyrisht në kundërshtim të hapur me opinionin këshillëdhënës të GJND-së. BE kësaj radhe ishte unike dhe arriti që ta “bindë” Tadiqin për ndryshimin e rezolutës gjë që edhe ndodhi. Në OKB u miratua rezoluta që kërkonte “bisedime për përmirësimin e jetës së banorëve”. Ishte kjo humbja e radhës dhe përfundimtare e Serbisë në arenën ndërkombëtare. Serbia i shteroi të gjitha instrumentet ndërkombëtare në kundërshtimin e pavarësisë së Kosovës.
Në anën tjetër, Serbia kot kishte afirmuar rezolutën 1244, sepse kjo rezolutë kurrë nuk ka qenë në favor të saj. Rezoluta 1244 kishte vendosur në Kosovë prezencën ushtarake të udhëhequr nga NATO e cila kishte për detyrë të ruante paqen dhe sigurinë si dhe të parandalonte kthimin e organeve të sigurisë së Serbisë në Kosovë. Pa prezencën e këtyre organeve, Serbia nuk do të mund të kthente sovranitetin e saj në Kosovë në asnjë mënyrë. Edhe prezenca civile në Kosovë po sipas rezolutës 1244 duhej te krijonte një autonomi substanciale për Kosovën “deri në zgjidhjen e statusit final” dhe “të lehtësonte procesin politik sipas marrëveshjes së Rambujesë”. Marrëveshja e Rambujesë nuk kërkonte kurrfarë pajtimi të Serbisë për statusin, por njihte vullnetin e popullit të Kosovës dhe “opinionin e palëve”.
E gjendur para një situate ku nuk ka më instrumente ndërkombëtare ku do të drejtohej dhe faktin që rezoluta 1244 nuk po i shërben asgjë e që sipas Dacicit “paska qenë një mashtrim”, Serbia kërkon dalje. Meqë nuk mund të vendosë sovranitetin në Kosovë atëherë tenton të marrë së paku një pjesë të saj. Për ta arritur këtë po tregohet shumë “zemërgjerë” duke e lejuar pjesën më të madhe të Kosovës t’i bashkohet Shqipërisë. Natyrisht ky është karremi me të cilin Serbia tenton të joshë palën Kosovare.
Bashkimi i Kosovës me Shqipërinë do të thotë se Serbia nuk detyrohet të njohë pavarësinë e Kosovës. Me këtë propozim, Serbia tenton të shkëpusë një pjesë të Kosovës që edhe ashtu e ka humbur. Me këtë propozim, Serbia i hapë rrugën edhe ndarjes së Bosnjës ku Republika serbe do të shpallte pavarësinë dhe më pas do t’i bashkëngjitej Serbisë”. “A mendoni ju se nëse Republika serbe shpall pavarësinë do të mund të jetonte si shtet i pavarur?”, po pyeste ditë më parë Dacic në një debat Ilir Dedën, këshilltar i kryetares së Kosovës. “Natyrisht që do t’i bashkohej Serbisë”, konkludoi ai.
Duke mos qenë e detyruar të njohë pavarësinë e Kosovës, duke marrë një pjesë të saj dhe duke përfituar më vonë territorialisht Republikën serbe, Serbia përfiton maksimumin e asaj që mund të arrijë. Serbia e di se nuk do të hasë në mirëkuptim qoftë me propozimin për ndarje të Kosovës qoftë bashkimin me Shqipërinë. Serbia megjithatë mundohet që nëse propozimet për ndarje të Kosovës apo përkufizim territorial Shqipëri – Serbi nuk kalojnë, atëherë së paku me propozimet e bëra të fitojë simpatinë e bashkësisë ndërkombëtare si palë që po kërkon “dalje nga qorrsokaku”. Po ashtu me këtë propozim, Serbia në masë të madhe mundohet të frenojë njohjen e shtetit të Kosovës.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Doni të siguroheni se cila është qendra juaj e votimit? - verifikoje për pak sekonda me një proces shumë të lehtë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Verifikoni-qendren-e-votimit-780x439.png)
Doni të siguroheni se cila është qendra juaj e votimit? - verifikoje për pak sekonda me një proces shumë të lehtë
![Shkencëtarët çekë zbulojnë në Shqipëri liqenin termal nëntokësor më të madh në botë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/liqeni-termal-780x439.jpg)
Shkencëtarët çekë zbulojnë në Shqipëri liqenin termal nëntokësor më të madh në botë
![U munduan ta fusin në grackë duke e dehur dhe detyruar Loredanën ta joshë, Rozana zbulon kurthin që banorët përgatitën për Gjestin](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/u-munduan.jpg)
U munduan ta fusin në grackë duke e dehur dhe detyruar Loredanën ta joshë, Rozana zbulon kurthin që banorët përgatitën për Gjestin
![Loredana thyen kutinë e emergjencës - avantazhi që përfitoi i kushtoi me një dënim mjaft të madh](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/avant.jpg)
Loredana thyen kutinë e emergjencës - avantazhi që përfitoi i kushtoi me një dënim mjaft të madh
![G Bani dhe Gjesti thyejnë një nga rregullat bazë të BBVA, futen të dy bashkë në tualet - pritet zarf i zi në shtëpi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/banjo3-780x439.jpg)
G Bani dhe Gjesti thyejnë një nga rregullat bazë të BBVA, futen të dy bashkë në tualet - pritet zarf i zi në shtëpi
![Ish-kryeshefi i KEK-ut, Nagip Krasniqi dhe Isuf Zejna deklarohen të pafajshëm – Ymer Dragusha pranon fajësinë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/senaca-780x439.jpg)
Ish-kryeshefi i KEK-ut, Nagip Krasniqi dhe Isuf Zejna deklarohen të pafajshëm – Ymer Dragusha pranon fajësinë
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![Një ditë pas përjashtimit nga Big Brother - Jozi i çon mesazh Valbonës dhe Loredanës: Mos u dorëzoni](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/collage-1-3-780x439.jpg)
Një ditë pas përjashtimit nga Big Brother - Jozi i çon mesazh Valbonës dhe Loredanës: Mos u dorëzoni
![“Ëndrra ime është që një ditë të kthehem”, Ish-lojtari i Real Madridit konfirmon se do të dëshironte të vishte sërish fanellën e bardhë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/nico-paz-780x439.png)
“Ëndrra ime është që një ditë të kthehem”, Ish-lojtari i Real Madridit konfirmon se do të dëshironte të vishte sërish fanellën e bardhë
![Arne Slot po e transferon te Liverpooli top yllin e Barcelonës që nuk është në planet e Hansi Flick](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/flick-slot-780x439.png)
Arne Slot po e transferon te Liverpooli top yllin e Barcelonës që nuk është në planet e Hansi Flick
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/scholz-merz-780x439.jpg)
"Fituesi i zgjedhjeve pothuajse dihet në Gjermani" - tre skenarët se si mund të duket qeveria e ardhshme
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/53454564444-780x439.jpg)
"S'është i besueshëm për SHBA-në", Kurti e komenton deklaratën e Grenellit
![Shtëpia e Bardhë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/trump-netanyahu-press-conference-e1738879536399-780x439.jpg)
Shtëpia e Bardhë "qartëson" planin e presidentit Trump për Gazën pas reagimeve kundër