Serbia e uritur
T’i mbash gjallë ende ëndrrat dhe iluzionet është njësoj si të mundohesh të ngjitesh malit të akullt por pa asnjë ndihmës për t’u ngjitur, gjithashtu të mundohesh të bësh pjesë të rutinës së politikës dhe diplomacisë synimin për të futur edhe një herë zjarrin brenda shtëpisë, është një nga rrugët më të mbrapshta dhe satanike që mund të zgjedh një shtet apo popull.
Politika dhe diplomacia e shtetit serb është duke luajtur me zjarrin tepër rrezikshëm, ajo ende nuk ka gjetur paqen brenda vetvetes së saj, ajo ende po e riaktualizon dilemën e madhe dhe mjaftë të koklavitur të tërë lëmshit të gadishullit Ballkanik.
Këto përpjekje të politikës dhe diplomacisë serbe sa janë të dështuara aq edhe kontraproduktive, të dështuara sepse ajo ende mendon në të kaluarën dhe dëshiron ta ngjallë nacionalizmin e egër serb dhe ta rikthej të kaluarën në tryezën e gadishullit, janë kontraproduktive sepse me këto lëvizje ajo po humb kohë në rrugën e denazifikimit, fqinjësisë së mirë pastaj në hapjen ndaj proceseve pozitive, në futjen e demokracisë në kapilarët e institucioneve të saj dhe në ecjen drejtë rrugës së saj të integrimit evropian.
Mentaliteti i sëmurë i elitës politike serbe se gjoja beteja iluzive e Kosovës e vitit 1389 qenka thelbi i luftës së saj diplomatike, që sërish ta kthej ëndrrën e vjetër, është absurditeti më i madh i kohës moderne respektivisht shekullit XXI. Ajo në vend të kësaj duhet të dekanonizojë këto iluzione të rrejshme dhe të denazifikojë tërë trupin e saj politik dhe historik nga këto poezi mesjetare, pastaj ëndrrat vetlavdëruese të mbështetura në kronika të shpikura si dhe të nxjerrë nga shportat e historisë fatkeqësitë e saj.
Por si duket ajo ende jeton si e uritur për ëndrra të mëdha që nuk kanë asnjë efekt në politikën dhe diplomacinë modern si dhe në lëvizjet e reja që janë bërë gjatë fundit të shekullit XIX dhe fillimshekullit XXI. Serbia si duket ende është e uritur dhe e etur për të mbajtur nën tensione dhe në bllokadë ecjen e tërë Ballkanit në rrugën e tij të procesit të demokratizimit dhe të integrimit. Prandaj, me këto lëvizje të saj të politikës dhe diplomacisë karshi Kosovës tregon edhe një herë se ajo është problemi dhe pengesa më e madhe e rajonit.
E frustruar nga humbja, Serbia me politikën dhe diplomacinë e saj mundohet kotë të realizoj ëndrrat e saj, mirëpo një gjë e tillë është e pamundur, sepse pikërisht këto çështje tanimë janë të mbyllura dhe i ka kapur historia në krahët e saj. Dhe krejt në fund është shumë e rëndësishme që shtetit serb të punoj shumë me vetveten, të fillojë menjëherë terapinë dhe mjekimin e vetvetes dhe trupit të saj politike shtetëror ashtu që të mund të lirohet një herë e përgjithmonë nga ëndrrat dhe iluzionet e saj errësuese dhe të fillojë rrugën e proceseve pozitive brenda Ballkanit dhe atë të procesit të integrimit.
Ndërsa politika dhe diplomacia e shtetit të mbikëqyrur të Kosovës duhet të zgjohet nga gjumi të jetë më aktive dhe më bindëse ndaj faktorit ndërkombëtare, se është duke i shërbyer Kosovës në prezantimin e saj sa më të denjë në botën demokratike. Gjithashtu, ajo duhet të fokusohet në çështjen e njohjes nga vendet që hezitojnë dhe ato që janë kundër, diplomacia e Kosovës duhet të vrapojë para se diplomacia serbe e strucit t’i krijojë bindjen e gabuar dhe të verbër për mosnjohje në këto vende.
Duhet ditur se çështja e njohjes diplomatike është një faktor i rëndësishëm për shtetin e mbikëqyrur të Kosovës dhe të ardhmen e saj ,pastaj të anëtarësimit të saj në organizatën e Kombeve të Bashkuara, organizmat tjera ndërkombëtare dhe Bashkimin Evropian, prandaj duhet aktivizuar të gjitha potencialet dhe rrugët e diplomacisë për të arritur në pozicionin e hyrjes brenda shtëpisë së popujve sovran dhe të bashkuara, e jo të mbetet në përgjumje e zvarritje me dekada procesi i njohjes së shtetësisë së Kosovës nga bota.
(Autori është politolog dhe njohës i marrëdhënieve ndërkombëtare)
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Loredana shokohet nga informacionet që merr nga jashtë, i drejtohet Jozit teksa e hoqi edhe unazën: Nuk e meritoja këtë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/collage-11-780x439.jpg)
Loredana shokohet nga informacionet që merr nga jashtë, i drejtohet Jozit teksa e hoqi edhe unazën: Nuk e meritoja këtë
![Egli i përjeton rëndë fjalët e Xhenetës, heq dorë nga raporti me Gjestin](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/egli1-e1739320566151-780x439.png)
Egli i përjeton rëndë fjalët e Xhenetës, heq dorë nga raporti me Gjestin
![Gjesti i kundërpërgjigjet Xhenetës për deklaratat nga jashtë: Me ndjenja nuk luhet, ka qenë e pamëshirshme ndaj meje](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/shkuurt-780x439.jpg)
Gjesti i kundërpërgjigjet Xhenetës për deklaratat nga jashtë: Me ndjenja nuk luhet, ka qenë e pamëshirshme ndaj meje
![Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/kurti-harta-780x439.jpg)
Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin
![Eglit dhe Gjestit iu transmetohen pamjet e intervistës së Xhenetës gjatë spektaklit të së martës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/xheneta-780x439.jpg)
Eglit dhe Gjestit iu transmetohen pamjet e intervistës së Xhenetës gjatë spektaklit të së martës
![Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/393a13ff-ee47-4459-a1a0-08dd4a814ce6_w1597-e1739314251878-780x439.jpg)
Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/kurti-harta-780x439.jpg)
Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin
![Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ronaldo-1-780x439.png)
Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi
![Nënkryetarja e LDK-së: PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, VV e merr seriozisht](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/doarsa-ldk.jpg)
Nënkryetarja e LDK-së: PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, VV e merr seriozisht
![Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/393a13ff-ee47-4459-a1a0-08dd4a814ce6_w1597-e1739314251878-780x439.jpg)
Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës
![UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/haaaaaaland-780x439.png)
UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt
![Berisha i PLE](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/veton-berisha-780x439.jpg)
Berisha i PLE "kushtëzon" votën për qeverinë e re