Deputeti i Listës Serbe në Kuvendin e Kosovës, ish-ministër i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Nenad Rashiq, e ka dërguar në Gjykatën Kushtetuese udhëzimin e MPMS-së, i cili do t’i linte pa pensione bazike pensionistët që nuk jetojnë në Republikën e Kosovës.
Udhëzimi administrativ që përcakton procedurat dhe dokumentet për marrjen e pensioneve bazike, ka filluar te ndal pensionet bazike për mijëra pensionistë që jetojnë dhe marrin pensione në Serbi dhe vijnë vetëm për të marrë pensione edhe në Kosovë, transmeton Koha.net.
Ky hap i MPMP-së, të drejtuar nga ministri Arban Abrashi, është në kuadër të pastrimit të skemave pensionale dhe skemave të tjera, të cilat janë stërngarkuara me shumë parregullsi dhe në kundërshtim me aktet juridike, një pjesë e të cilave kanë ndodhur pikërisht në kohën sa ministër ishte Nenad Rashiq.
Rashiq e ka ngritur këtë çështje edhe në Kuvendin e Kosovës dhe tashmë e ka dërguar atë në Gjykatën Kushtetuese.
Mirëpo, ky hap më herët ishte kundërshtuar edhe nga Lëvizja Vetëvendosje e cila e kishte konsideruar si të drejtuar kundër pensionistëve që jetojnë në mërgatë. Por, numri i pensionistëve të Kosovës që jetojnë në mërgatë e që marrin pensione në Kosovë është shumë i vogël, aq më shumë duke pasur parasysh fokusin e diasporës kosovare që të japë dhe jo të marrë prej Buxhetit të Kosovës.
Ministri Abrashi nuk ka dashur të polemizoj rreth qëndrimeve të Listës Serbe dhe Lëvizjes Vetëvendosje të cilat janë shprehur kundër kësaj reforme, por ka thënë për portalin Koha.net, se kjo është praktikë normale në të gjitha vendet.
Abrashi, po ashtu, ka thënë se si rezultat i reformave që po ndërmerren, është bërë rritja më e madhe e përkrahjes sociale për pensionistët dhe familjet me asistencë sociale që nga paslufta.
“Si rezultat i reformave që po ndërmerren dhe pastrimit të skemave pensionale dhe skemave tjera, po rrisim përkujdesjen ndaj të gjitha kategorive që kanë nevojë për përkrahje më të madhe financiare. Kemi rritur pensionet rreth 25 %, kemi rritur asistencën për familjet në nevojë për rreth 25 % dhe tashmë, pas menaxhimit më të mirë të këtyre skemave, do të kemi hapësirë për të rritur përkrahjen financiare edhe për shumë kategori të tjera që kanë nevojë në Kosovë”, tha Abrashi për Koha.net.
Sipas përllogaritjeve, pjesa dërrmuese e pensioneve që do të ndalen janë për pensionistët që jetojnë dhe marrin pensione ne shtetet fqinje dhe që vijnë në Kosovë vetëm për të tërhequr pensionet, të cilët disi kanë arritur të bëhen pjesë e skemave pensionale të Kosovë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
LSDM: Kërkojmë dënim maksimal për autorin që vrau Frosinën, kërkojmë drejtësi dhe siguri më të madhe në rrugë
Qytetarët e Maqedonisë sot bëjnë thirrje për bojkotim të marketeve
Ndërprerja e fondeve nga Trump për SPAK, Karamuço: Bashkëpunimi vazhdon i fuqishëm, gati arrestime të reja
Gazetari serb: Lista Serbe është kanceri i qytetarëve serbë në Kosovë
Një grua humb jetën pas rënies nga një ndërtesë në Prishtinë
Dronë, helikopterë e “mbrojtje të mençur”, planet e partive për sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes
Gjykata Speciale i shpëton ngrirjes së fondeve amerikane
Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Sot mbahet seanca fillestare në rastin e vrasjes së Liridona Ademajt
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Gjesti rrezikon eliminimin nga Big Brother, pasi nuk dëshiron ta kryejë dënimin e Vëllait të Madh
Emina Çunmulaj flet për partnerin: Burrin e kam persian, unë persianët dhe shqiptarët nuk di t'i ndaj - jemi pothuajse njësoj
Dikur legjendë e tenisit ndërsa sot në një karrige me rrota, Anna Kournikova ngjall shqetësime në daljen e parë publike pas dy vjetësh
Tifozët e futbollit nuk mund ta besojnë se për sa po shitet Mitoma te Al Nassr
Tragjedia ajrore në Uashington, Trump fajëson Bidenin dhe Obamën
A po i kthehet BE-ja shkollimit online?