Albana Shala është poete, shkrimtare, dhe nënë – një përvojë kjo kolektive që e ka vënë atë në një udhëtim të pabesueshëm, si në jetën private ashtu edhe në atë publike. Në jetën private, ajo i di më mirë se kushdo tjetër sfidat dhe gëzimet e të jetuarit me një anëtar të familjes me nevoja të veçanta, që e ka frymëzuar atë të kombinojë shkrimin me amësinë dhe me një mahnitje për gjendjen njerëzore.
Ky optimizëm unik, që bazohet në realitet të prekshëm ndërsa në të njëjtën kohë rivlerëson vlera të vjetruara, i ka sjellë Albanës mirënjohje publike. Por, nuk janë vetëm gëzimet private apo sukseset publike që i shtojnë pasionin Albanës: është vetë jeta.
“Nuk mund të jem veçse e pasionuar për atë që jetoj e krijoj, ndoshta sot më shumë se më parë,” thotë ajo. “Jeta është shumë e shkurtër për të qenë pa pasion”.
Është pikërisht ky pasion që Albana planifikon të sjell në TEDxPrishtina pas dy javëve. Si do të duket saktësisht, Albana po e mban surprizë.
“Nuk mund të them që prezantimi do të jetë art, por ndoshta një rrëfim për të kuptuar fëmijët me nevoja të veçanta dhe familjet e tyre”.
Albana gjithashtu është e gëzuar që TEDxPrishtina shfrytëzon fuqinë e teknologjisë dhe të njerëzve për të krijuar një platformë me ndikim botëror për të treguar rrëfime si i saji.
“Teknologjia në kohën e internetit, bën të mundur që fjala dhe imazhi të ndahet me gjithë botën me një shpejtësi rrufe. Çfarë është e veçantë është që rrëfimin do të mund ta ndaj me njerëz që flasin gjuhën time amtare”.
Derisa për shumëkënd sendërtimi është një përpjekje që synon ardhmërinë, Albana thekson që fillimet janë po aq të rëndësishme.
“Kosova e pas viteve 1999 shpesh krahasohet me fëmijën e porsalindur. Megjithëse çdo krahasim çalon, nëse mund ta shtyjmë krahasimin, atëherë lindja e Kosovës ka qenë një lindje e vështirë dhe Kosova në këtë kuptim është ende një fëmijë me koordinim të vonuar, gati-gati me nevoja të veçanta. Ajo ka motër Shqipërinë, ka nun SHBA-të dhe i takon një familjeje të vjetër – shumë të sofistikuar e mirë të dokumentuar – familjes Evropiane”.
Duke vazhduar me mënyrën e saj unike, Albana lidh shtetin me amësinë, duke e përshkruar Kosovën e sotme si një fëmijë që ka filluar të rritet, me një të ardhme për t’u formuar.
“Sot Kosova është një shtet, me një flamur, një kryeqytet. Këto janë nocione, janë fjalë të shënuara në certifikatën e lindjes. Këto do ta ndihmojnë të regjistrohet në kopsht, shkollë e universitet”.
Pra, çfarë është e nevojshme që ky fëmijë të rritet dhe të sendërtoj potencialin e tij të plotë? Përgjigjja e Albanës është e drejtpërdrejtë: rrëfimi i një populli, që së bashku arrijnë sendërtimin nga një ide pasionante.
“Sendërtimi është një realitet në krijim për një ide në zhvillim. Mirëpo, Kosova si ide nuk është e njëjtë për të gjithë njerëzit që jetojnë atje. Disa janë të lidhur me të shpirtërisht apo ekonomikisht, ndërsa të tjerë e dinë se ku bie Kosova, por që nuk dinë se cili është kryeqyteti i saj. Disa e ëndërrojnë dhe e duan, e disa e shfrytëzojnë. Të tjerë e duan Kosovën si vend, por nuk duan njerëzit e saj. Por, ardhmëria e saj varet nga njerëzit e saj, nga aftësia e kapaciteti i njerëzve që jetojnë në Kosovë, aftësia e tyre për të qenë të lumtur, për të bërë përpara, për të reflektuar, për të qenë në paqe me vete dhe me të tjerët”.
Është aftësia e TEDxPrishtinës për t’i dhënë popullit zë të tregoj këtë rrëfim, që e bën Albanën optimiste për të ardhmen.
“Fakti që një grup të rinjsh kosovarë duan të krijojnë një traditë, një platformë për të trajtuar çështjet e Kosovës dhe të botës së globalizuar si ambienti, gjenetika, arti, është një hap përpara në realizimin e idesë për Kosovën”.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Musk ofendoi miliarderin meksikan - ai iu hakmor me ndërprerje të kontratës miliardëshe

Konkurrenti francez i Starlink pa aksionet e tij të trefishohen në vlerë pasi Trump ndaloi ndihmën për Ukrainën

Çmontohet iPhone 16e, ja çfarë ka brenda

Provinca kanadeze, Ontario shkëput kontratën me Starlink: Ne duhet të sigurohemi që Amerika të ndjejë dhimbjen

Apple prezanton laptopin e ri MacBook Air - mësoni specifikat e tij

Njerëzit po largohen me të madhe nga ky shërbim telefonik

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti nuk e përballon dot debatin, çohet dhe largohet nga banorët gjatë transmetimit direkt në BBVA

As Ancelotti nuk e qetësoi, Brahim Diaz iu hakmor Diego Simeones

"Nuk kam parë gjë më të shpifur", Gjesti kritikohet pasi i erdhi ndot nga trupi i Eglit për shkak të nishanit

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Trump kërcënon studentët protestues: Të huajt do të dëbohen, amerikanët do të burgosen

Meloni refuzon propozimin e BE-së për dërgimin e trupave italiane në Ukrainë: Mund të shkoni, por jo me ushtarët e mi