LAJMI I FUNDIT:

Selimi kujton aksionin e para gjashtë viteve në veri, thotë se atje u planifikua të dështojë shteti i Kosovës

Selimi kujton aksionin e para gjashtë viteve në veri, thotë se atje u planifikua të dështojë shteti i Kosovës

Deputeti i zgjedhur i Vetëvendosjes, Rexhep Selimi, ka kujtuar veprimin policor të Kosovës në veri të vendit, veprim i ndodhur gjashtë vite më parë.

Sipas Selimit, aksioni ishte i pa menduar mirë, pa plan operacional dhe pa mjetet e nevojshme për realizimin e një veprimi policor.

Por, siç shkruan ai më tej në Facebook, “pra, që nga 25 korriku e deri te “treni rus” u duk sikur aksioni policor ishte i paplanifikuar, por doli që vetë dështimi ishte plan i Kryeministrit të atëhershëm dhe i presidentit aktual të Kosovës”.


“Atje u planifikua të dështojë shteti i Kosovës për të mos dështuar planet e Serbisë në Kosovë, duke i hapur rrugë kështu një raundi të ri të negociatave në Bruksel nga të cilat përfitoi Serbia në secilën marrëveshje”, ka shkruar ndër tjerash Selimi.

Më poshtë e keni postimin e plotë të tij në Facebook:

25 Korrik 2011 – 25 Korrik 2017

AKSIONI I 25 KORRIKUT 2011

I PLANIFIKUAR PER TE DESHTUAR

Sot behen 6 vite nga veprimi policor i qeverise se atehershme te Kosoves ne veri te vendit. Nga kreu i qeverise se atehershme u proklamua si aksion i suksesshem ne shtrirjen e sovranitetit te vendit ne komunat veriore te vendit te cilat, sikurse edhe sot, ishin jashte kontrollit te shtetit te Kosoves.

Siç u pa atehere dhe siç edhe e pranuan ministri i atehershem i brendshem dhe kryeministri i atehershem, aksioni ishte i pa menduar mire, pa plan operacional dhe pa mjetet e nevojshme per realizimin e nje veprimi policor.

Ky veprim politko-avanturesk doli te ishte fatal per jeten e nje oficeri policie dhe per sovranitetin e integritetin territorial ne pjesen veriore te vendit. Ate dite, nje aventure politike e kryeministrit te atehrshem i kushtoj me jete oficerit te Policise se Kosoves Enver Zymberi dhe Kosoves i kushtoi me ndarje edhe me te theksuar se sa qe ishte.

Prandaj, sot 6 vite me vone, ne driten e veprimeve qe ndodhen qe nga ngritja e barikadave ne 2011-ten e deri te konspiracionet me murin te ura e Ibrit dhe me “trenin rus’, po rezulton se krejt kjo çfare ndodhi atje ishte i planifikuar deshtimj i policise dhe i shtetit te Kosoves.

Pra, qe nga 25 Korriku e deri te “treni rus” u duk sikur aksioni policor ishte i paplanifikuar, por doli qe vete deshtimi ishte plani Kryeministrit te atehershem dhe i te ashtuquajturit presidenti aktual i Kosoves.

Atje u panifikua te deshtoje shteti i Kosoves per te mos deshtuar planet e Serbise ne Kosove, duke i hapur rruge keshtu nje raundi te ri te negociatave ne Bruksel nga te cilat perfitoi Serbia ne secilen marveshje.

Por, njekohesisht, ne kete date, e kujtojme me respekt dhe e çmojme sakrificen e secilit polic te Kosoves qe u treguan te gatshem t’i dalin ne mbrojtje te vendit, kushtetutes dhe ligjit.

Veçanerisht kujtojme Enver Zymberin – deshmorin e Kosoves, per te cilin kerkojme qe kryersit te aktit terrorist kunder Policise se Kosoves te dalin para drejtesise dhe poashtu te ngarkohen me pergjegjesi ata qe e futen policine e Kosoves ne kurthat e politikes konspirative ne dem te sovranitetit dhe te interesave strategjike te Kosoves.(sic) /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vrasja e Liridona Ademajt, në seancë publikohen për herë të parë disa pamje

Vrasja e Liridona Ademajt, në seancë publikohen për herë të parë disa pamje

Lajme

"Plotësisht i pafajshëm", Naim Murseli deklarohet para trupit gjykues

Lajme
“Bon Vivant 2”, Andi Pajaziti lirohet nga akuza për vrasje, dënohet me dy vjet burgim për armëmbajtje pa leje

“Bon Vivant 2”, Andi Pajaziti lirohet nga akuza për vrasje, dënohet me dy vjet burgim për armëmbajtje pa leje

Lajme
Vrasja e Liridona Ademaj, sillen në gjykatë Naim Murseli dhe të tjerët

Vrasja e Liridona Ademaj, sillen në gjykatë Naim Murseli dhe të tjerët

Lajme
Tensione gjatë seancës ndaj Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë, vërejtje për avokatin e Kokallës

Tensione gjatë seancës ndaj Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë, vërejtje për avokatin e Kokallës

Lajme
Qeveria merr vendim, pronat e Agjencisë së Pyjeve të Kosovës i jepen në shfrytëzim Ministrisë së Mbrojtjes

Qeveria merr vendim, pronat e Agjencisë së Pyjeve të Kosovës i jepen në shfrytëzim Ministrisë së Mbrojtjes

Lajme
Kalo në kategori