Komuna e Prishtinës nuk ka lëvizur në aspektin e zhvillimit ekonomik. E para se drejtoria e Zhvillimit Ekonomik Lokal nuk ka shumë kompetencë për të bërë zhvillim të madh në këtë drejtim. Ndërsa, së dyti që nga qeverisja e Vetëvendosjes, Drejtoria e Ekonomisë dhe Zhvillimit Lokal ka qenë me ushtrues detyre ku Dardan Sejdiu njëkohësisht ka qenë ushtrues detyre i kësaj drejtorie dhe nënkryetar i Komunës.
Osman Bllaca, koordinator i programeve të Prishtinës, nga INPO, ka thënë për KosovaPress, se duke marrë parasysh angazhimet që janë në Komunë të Prishtinës, është e pa mundshme që një person t’i ushtroj dy funksione.
Ndërsa, nënkryetari i Komunës së Prishtinës, Dardan Sejdiu, në një intervistë për KosovaPress, ka thënë se prej se kanë ardhur në pushtet janë fokusuar në aspektin e zhvillimit ekonomik me fuqitë e tyre në proceset që kanë të bëjnë me subvencionimin e bujqve, lidhjen e shkollave profesionale me tregun e punës, etj.
Sektori i bujqësisë është një hap përpara sipas Bllacës, pasi që janë implementuar dhe janë dhënë subvencionet të cilat janë paraparë për këtë vit. Ndërsa, në sektorin e ekonomisë sipas tij, nuk është realizuar asnjë aktivitet apo projektet i paraparë për vitin 2014.
“Normalisht, se ka qenë në një stad jo të mirë të performancës kjo drejtori. Tashmë është zgjedhur një drejtori i ri i kësaj drejtorie mirëpo është vetëm java e parë apo e dytë e punës të cilën e bënë nuk kemi ndonjë performancë ose vlerësim që ne mundemi me e dhënë në këtë periudhe kohore në të cilën është. Sa i përket kësaj drejtorie në aspektin e subvencioneve i ka dhënë të gjitha subvencionet të cilat i ka paraparë për këtë periudhë kohore, prej 1 janar deri në 31. 12. 2014….. Ndërsa në sektorin e ekonomisë nuk është realizuar asnjë aktivitet apo projektet të cilat i kanë paraparë ata për vitin 2014. Kjo drejtori nuk e ka edhe kompetencën për të bërë shumë në zhvillimin ekonomik lokal të Prishtinës pasi që ka vetëm 255 mijë euro buxhet për vitin 2014”, ka thënë Bllaca.
Kurse, Dardan Sejdiu, ka shtuar se për 8 muajt e fundit, projektet kryesore në të cilat janë fokusuar janë, sektori i bujqësisë, inkuadrimi i nxënësve të shkollave profesionale në tregun e punës, tregu i prodhimeve vendore, rivitalizimi i transportit publik, zhvillimi i ndërmarrjeve të reja publike siç është parkingu Prishtina, etj.
“Të shohim mundësinë se si nxënësit të përfundojnë shkollimin në shkolla profesionale menjëherë t’i inkuadrojmë në tregun e punës. Kjo ka qenë një diçka që kemi ecur kogja mirë përpara sivjet do të fillojmë implementimin e saj.. Në të njëjtën kohë ne kemi punuar edhe në drejtimin e tregut të prodhimeve vendore në mënyrë që të krijojmë hapësirë për bujqit dhe prodhuesit vendorë që të kenë mundësinë që të plasojnë tregun vendor…….Në këtë rast e dini se jemi duke punuar me BERZH, për rivitalizimin e transportit publik, rrjedhimisht trafikut urban. Kjo ka implikime të drejtpërdrejta në ekonomin e vendit sepse strukturohet krejt transporti dhe rrjedhimisht krejt të hyrat nuk na humbin në tregun e zi. Në të njëjtën kohë jemi duke punuar kogja shumë me drejtoritë përkatëse në zhvillimin e ndërmarrjeve të reja publike në këtë rast parkingu Prishtina, gjeneron të hyra shtesë dhe krijon vende të reja të punës”, ka thënë Sejdiu.
Sipas tij, sa u përket investimeve të huaja direkte, së bashku me kryetarin Ahmeti janë në bisedime me kompani dhe investitor që janë të interesuar të vijnë në Kosovë përkatësisht në Komunën e Prishtinës. Megjithatë, Sejdiu ka treguar që komuna nuk ka shumë instrumente për t’i josh.
“Instrumentet më të rëndësishme ekonomike janë instrumente në nivel nacional, lehtësirat tatimore, lehtësirat tregtare, barrierat e ndryshme. Komuna ka mundësi që të sigurohet që procedurat me të cilat ai investitor ballafaqohet të jenë procedura fer, korrekte dhe transparente”, ka pohuar Sejdiu.
Kurse, Bllaca, ka theksuar se deri më tani Komuna e Prishtinës nuk ka marrë asnjë donacion, nuk ka organizuar asnjë konferencë të donatorëve për zhvillimin e Prishtinës dhe këto sipas tij, kanë qenë një prej të metave kryesore të kryetarit Ahmeti për këtë periudhë kohore të qeverisjes.
“Në aspektin e përgjithshëm të zhvillimit ekonomik në Komunën e Prishtinës edhe pse nuk ka ndonjë barometër që e matë saktësisht se sa ka zhvillim ekonomik Komuna e Prishtinës për këtë periudhë kohore mirëpo marrë parasysh edhe premtimet që janë dhënë nga kryetari Ahmeti nuk ka ndonjë zhvillim ekonomik në asnjë fushë sa i përket qeverisjes së zotit Ahmeti. Deri më tani Komuna e Prishtinës nuk ka marrë asnjë donacion apo nuk ka organizuar ndonjë event apo konferencë të donatorëve për zhvillimin e Prishtinës dhe normalisht këto kanë qenë një prej të metave kryesore të kryetarit Ahmeti për këtë periudhë kohore të qeverisjes”, ka shtuar Bllaca.
Sa i përket numrit të të punësuarve gjatë kësaj periudhe, Sejdiu ka thënë se nuk e kanë informatën se sa vende të reja të punës janë krijuar. Megjithatë, sipas tij krijimi i vendeve të punës nuk mund të ndryshohet për 8 muaj.
Ndërsa, Bllaca ka treguar se komuna nuk mund të krijoj vende pune, mirëpo tregon se komuna duhet të gjejë formula që të krijoj një klimë të të bërit biznes në komunë. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëJetoni si sheik në bregdetin shqiptar
Ku mund të gjeni produkte pa gluten?
Qyteti më i pasur i Afrikës plot me ar dhe shtëpia e 12,000 milionerëve
Udhëtoni drejt Parisit me PrishtinaTicket – Eksploroni qytetin e dritave!
Dita Ndërkombëtare e Edukimit në GALERIA
Kurti merr pjesë në Forumin Ekonomik në Davos, do të nënshkruajë marrëveshjen e tregtisë së lirë me EFTA-n
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Gjesti habit me deklaratën: Nëse kam aq shumë fansa, atëherë po ia fus gjumit dhe po e fitoj Big Brother-in
Pas Lojërave Olimpike, hakohen edhe faqet e Bloomberg në Facebook dhe Instagram - publikohet fotografia e Gjestit
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Real Madridi po ia rrëmben Barcelonës top shënjestrën nga dora
Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle
Përfundon dueli i nëntë golave: Nga turpërimi, kalon në ngadhënjim - çfarë Barcelone!