LAJMI I FUNDIT:

Seferi dhe Jakupi, nderojnë Turneun “Jakup Asipi 2013”

Seferi dhe Jakupi, nderojnë Turneun “Jakup Asipi 2013”

Nuri Seferi dhe Berat Jakupi, mysafirë në finalen e madhe te turneut tradicional, perkujtimor " Jakup Asipi" ne Sllupçan.

"Kam disa takime të rëndësishme ne Gjermani, por, po i anuloj e nuk do ta refuzoj ftesën tuaj", tha në linjën telefonike, Nuri Seferi, i cili më 20 dhjetor mposhti ish-kampionin e botës, Steve Herelius në kategorinë "Cruiser".

Po ashtu,për në finale pjesëmarrjen e ka konfirmuar edhe karateisti, Berat Jakupi, i cili vitin që lamë pas fitoi titullin e Kampionit të Evropës U21. Pjesëmarrjen e kanë konfirmuar edhe shumë mysafirë të tjerë, ndër ta edhe kryetari i Ligës Shqiptare të Futbollit në Austri, Qani Sulejmani, si dhe ndihmës seleksionuesi i Maqedonisë në futboll, Argjend Beqiri, nënkryetari i FFM-së Muhamed Sejdini si dhe shumë mysafirë të tjerë.

Turneu në futboll të vogël që organizohet për nder të hoxhës së ndjerë, Jakup Asipi, ka arritur në gjysme finale, prej 32 ekipeve pjesëmarrëse. Përndryshe finalja zhvillohet me 7 janar në ora 20-të. /Sportrks/Telegrafi/