LAJMI I FUNDIT:

Seanca gjyqësore për lëndët “Titanik”, “Tanku” dhe “Dhuna në Qendër”

Seanca gjyqësore për lëndët “Titanik”, “Tanku” dhe “Dhuna në Qendër”

Në Gjykatën Penale sot duhet të mbahen seanca për lëndët e Prokurorisë Speciale Publike “Titanik” dhe procedurat e ndara për “Tank” dhe “Dhunë në Komunën Qendër”.

Në seancën e fundit për “Titanik” në të cilën të akuzuar janë shumë ish-funksionarë për zgjedhjet në vitin 2013 janë dëgjuar 122 “bomba”, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Për këtë lëndë deri më tani në gjykatë janë dëgjuar gjithsej 243 “bomba”, ndërsa për rastin PSP-ja ka propozuar 1.063 “bomba”, 191 dëshmitarë dhe 5.910 prova materiale.


Në “Titanik” të akuzuar janë ish-kryeministri Nikolla Gruevski dhe ish-funksionarët Martin Protugjer, Kiril Bozhinovski, Mile Janakieski, Gordana Jankullovska, Biljana Brishkoska Boshkovski, si dhe Ilija Dimovski, Munir Pepiq, Edmond Temelko, Leko Ristovski, Kiril Todorovski, Katerina Velovska, Stanko Korunovski, Kosta Markovski, Dragçe Dragçeski, Marjan Nakevski, Goce Janevski, Xhezmi Ahmet, Robert Davitkov, Dalibor Aleshkoviq dhe Lenka Rashajkovska.

Në Gjykatën Penale duhet të vazhdojë gjykimi për ish-ministren e Punëve të Brendshme, Gordana Jankulloska në procedurën e ndarë për rastin “Tanku.

Në seancat paraprake janë marrë në pyetje dëshmitarë, të cilën në njëfarë mënyre u përfshinë në furnizimin publik të automjetit të blinduar “mercedes gard” në vlerë prej 600 mijë eurove në vitin 2012.

Dëshmitarët që u dëgjuar në seancat e deritanishme në procedurën e ndarë në rastin “Tank” janë dëgjuar edhe në rastin i cili tani më ka përfunduar me aktgjykim prej dy viteve burg për ish-kryeministrin Nikolla Gruevski si nxitës për kryerjen e veprës dhe gjashtë vjet e gjashtë muaj burg për ish-ndihmës ministrin në MPB, Gjoko Popovskin.

Në Gjykatë sot duhet të mbahet seancë edhe për procedurën e ndarë në lëndën “Dhunë në Qendër” për të akuzuarin e shtatë Dimçe Kërstev.

Përveç tij në këtë lëndë të akuzuar janë edhe ish-kryeministri Nikolla Gruevski, ish-ministri i Transportit dhe Lidhjeve Mile Janakievski, ish-këshilltarja e OBRM-PDUKM-së, Daniella Rangelovska dhe edhe tteë persona të tjerë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
KQZ refuzon hapjen e 177 kutive të votimit nga diaspora

KQZ refuzon hapjen e 177 kutive të votimit nga diaspora

A po mbesin jashtë Kuvendit, Arben Gashi nga LDK dhe Bekim Haxhiu nga PDK?

A po mbesin jashtë Kuvendit, Arben Gashi nga LDK dhe Bekim Haxhiu nga PDK?

Sekretariati kërkon nga KQZ të hapen 177 kuti të votimit nga diaspora – PDK e AAK kundërshtojnë

Sekretariati kërkon nga KQZ të hapen 177 kuti të votimit nga diaspora – PDK e AAK kundërshtojnë

Lajme
Rifat Jashari shkakton të qeshura në takim me Kurtin dhe ministrat, pyet Sveçlën: A po të ngon kush, a po e ngon kon, a veç vetën?

Rifat Jashari shkakton të qeshura në takim me Kurtin dhe ministrat, pyet Sveçlën: A po të ngon kush, a po e ngon kon, a veç vetën?

Lajme
Zbulohet organizatori i vrasjeve të shqiptarëve në Ekuador, krahu i djathtë i Dritan Rexhepit

Zbulohet organizatori i vrasjeve të shqiptarëve në Ekuador, krahu i djathtë i Dritan Rexhepit

Lajme
​Kurti, politikani më i votuari në Kosovë – thyen rekordin e presidentes Vjosa Osmani

​Kurti, politikani më i votuari në Kosovë – thyen rekordin e presidentes Vjosa Osmani

Lajme
Kalo në kategori