LAJMI I FUNDIT:

Së shpejti pensionet dhe asistenca sociale mund të merren nëpër pikat e Postës

Së shpejti pensionet dhe asistenca sociale mund të merren nëpër pikat e Postës

Kohë më parë menaxhmenti i Postës së Kosovës, kishte bërë kërkesë për lidhjen e një marrëveshjeje me Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale (MPMS), me qëllim të shpërndarjes së pensioneve dhe asistencës sociale, përmes pikave të postës që gjenden nëpër Kosovë, e që janë gjithsej 156 të tilla.

Kjo kërkesë po shqyrtohet në administratën e MPMS-së, ndërsa arsyeja e kohëzgjatjes së këtij procesi sipas Ministrit Abrashi, është sepse si proces kërkon edhe aprovimin e disa institucioneve të tjera.

Në një prononcim për Express, Abrashi ka thënë se beson që në afat rekord do të bëhet edhe aprovimi i institucioneve të tjera dhe se do të përzgjidhet një komunë ku do të mund të pilotohej projekti. /Telegrafi/