LAJMI I FUNDIT:

Schaeuble: Me ose pa Britaninë e Madhe, Evropa duhet të ndryshojë

Schaeuble: Me ose pa Britaninë e Madhe, Evropa duhet të ndryshojë

Evropa ka nevojë të ndryshojë drejtimin, edhe në rast se Britania e Madhe vendos të qëndrojë në Bashkimin Evropian, deklaroi sot në Berlin ministri gjerman i Financave, Wolfgang Schaeuble.

“Gjërat nuk mund të vazhdojnë siç kanë ecur deri tani. Ndryshe njerëzit do të thonë se nuk kemi kuptuar asgjë”, shtoi ai gjatë një takimi të organizuar nga Angela Merkel.

Ministri holandez i Financave, Jeroen Dijsselbloem, vendi i të cilit mban kryesinë e radhës të Bashkimit Evropian, dhe drejtori i ”Deutche Bank”, John Cryan, gjithashtu kanë qenë të pranishëm për të diskutuar mbi referendumin e Britanisë së Madhe qe do të mbahet të enjten.


Dijsselbloem përsëriti thirrjen e Schaeuble për ndryshim duke thënë se “duhet të ndërtojmë Evropë më të mirë duke i dhene Britanisë së Madhe rol më të madh në drejtimin e bllokut nëse votuesit britanikë vendosin të qëndrojnë”.

“Ditët para dhe pas referendumit do të jenë testim i tregut të kapitalit”, tha Cryan duke shtuar se ”Deutche’ Bank është e përgatitur për çdo llojë paqëndrueshmërie të tregut në ditët në vijim, pavarësisht rezultatit”.

Miliarderi dhe filantropi amerikan George Soros deklaroi sot në gazetën ”The Guardian” se votuesit britanikë po nënvlerësojnë së tepërmi kostot e daljes nga BE dhe mund të përballen me një Të Premte të Zezë të çrregullimit financiar.

“Janë shumë ata që mendojnë se largimi nga Bashkimi Evropian nuk do të ketë ndikim në gjendjen e tyre financiare”, shtoi ai.

Në trend Botë

Më shumë
Bora mbulon Stambollin - anulohen fluturimet,

Bora mbulon Stambollin - anulohen fluturimet, "e hëna dita më e ftohtë e vitit"

Turqia
Një i vdekur dhe disa të plagosur pas një sulmi me thikë në Mulhouse

Një i vdekur dhe disa të plagosur pas një sulmi me thikë në Mulhouse

Evropa
Vota në Kombet e Bashkuara: A do të kalojë rezoluta amerikane apo evropiane për Ukrainën?

Vota në Kombet e Bashkuara: A do të kalojë rezoluta amerikane apo evropiane për Ukrainën?

Evropa
SHBA kërcënon Ukrainën me ndërperjen e internetit satelitor Starlink nëse nuk e nënshkruan marrëveshjen për mineralet e rralla

SHBA kërcënon Ukrainën me ndërperjen e internetit satelitor Starlink nëse nuk e nënshkruan marrëveshjen për mineralet e rralla

Botë
Zelenskyt iu referua si diktator, por çfarë tha Trumpi kur u pyet nëse mendonte se edhe Putini ishte i tillë?

Zelenskyt iu referua si diktator, por çfarë tha Trumpi kur u pyet nëse mendonte se edhe Putini ishte i tillë?

Botë
Mes kërcënimeve nga Rusia dhe një tërheqje të mundshme të SHBA-së, NATO zhvillon stërvitjen më të madhe luftarake për 2025

Mes kërcënimeve nga Rusia dhe një tërheqje të mundshme të SHBA-së, NATO zhvillon stërvitjen më të madhe luftarake për 2025

Botë
Kalo në kategori