LAJMI I FUNDIT:

Scaramucci sulmon stafin e Trump

Scaramucci sulmon stafin e Trump

Drejtori i ri i komunikimeve i presidentit, Donald Trump, sulmoi shumë ashpër verbalisht shefin e stafit të Shtëpisë së Bardhë.

Anthony Scaramucci e cilësoi Reince Priebus, një nga republikanët më të fuqishëm, një skizofren paranojak gjatë një telefonate me një gazetar të revistës The New Yorker.

Scaramucci gjithashtu sulmoi edhe ndihmësin e Trump, Steve Bannon.


Biseda e drejtorit të komunikimeve me gazetarin Ryan Lizza ishte e mbushur me fjalor mjaft banal dhe ofendimet e fyerjet i drejtoheshin kryesisht Priebus dhe kryestrategut të Ttrump Steve Bannon.

Pasi biseda u raportua nga mediat, Scaramucci tha se mbase nuk duhej të kishte përdorur atë gjuhë, por nuk vuri në dyshim vërtetësinë e saj dhe as i tërhoqi mbrapsht ato që tha.

Gjatë javës së parë në detyrë, Scaramucci ka sulmuar ata që rrjedhin informacion jashtë Shtëpisë së Bardhë dhe ka lënë të kuptohet se Reince Priebus është një prej tyre.

Në një intervistë për CNN, Scaramucci tha se nëse Priebus dëshiron të vërtetojë që nuk nxjerr informacione, le ta bëjë publikisht, ndërasa mbështeti komentet e mëparshme të presidentit Trump se rrjedhja e informacionit nga Shtëpia e Bardhë është një kërcënim për sigurinë kombëtare dhe duhet ndalur.

Sipas analistëve, tensioni lartë mes stafit të Shtëpisë së Bardhë, gjë që pasqyrohet qartë nga fjalët e Scaramuccit, e bën shumë të vështirë, për të mos thënë të pamundur funksionimin normal të saj. /tch

Në trend Botë

Më shumë
Si Ukraina, ashtu edhe Rusia duhet të 'të japin pak' për t'i dhënë fund luftës, thotë i dërguari i Trump

Si Ukraina, ashtu edhe Rusia duhet të 'të japin pak' për t'i dhënë fund luftës, thotë i dërguari i Trump

Botë
Musk: USAID është një organizatë kriminale – është koha që të shuhet

Musk: USAID është një organizatë kriminale – është koha që të shuhet

Amerika
A është ende e sigurt të fluturosh me aeroplan? Ekspertët e aviacionit japin 'verdiktin e tyre' pas incidentit në Uashington

A është ende e sigurt të fluturosh me aeroplan? Ekspertët e aviacionit japin 'verdiktin e tyre' pas incidentit në Uashington

Botë
Papa Françesku i drejtohet ukrainasve: Jini patriotë, refuzoni luftën, falni

Papa Françesku i drejtohet ukrainasve: Jini patriotë, refuzoni luftën, falni

Botë
BE thotë se 'do të përgjigjet me vendosmëri' nëse Trump vendos tarifa ndaj bllokut

BE thotë se 'do të përgjigjet me vendosmëri' nëse Trump vendos tarifa ndaj bllokut

Botë
Trump flet për

Trump flet për "ndikimin" që mund të kenë tarifat e vendosura tek amerikanët

Amerika
Kalo në kategori