LAJMI I FUNDIT:

Samsung shet 3 milionë Galaxy SII

Samsung shet 3 milionë Galaxy SII

Pas Koresë së Jugut, Samsung Galaxy SII ishte lansuar më pas edhe në vendet tjera të botës, si Japonia, India dhe Mbretëria e Bashkuar.

Një raport i publikuar sot nga agjencia koreane e lajmeve, Yonhap, thotë se ky model i telefonit të Samung tani ka arritur të shitet në më shumë se 3 milionë copë në pjesë të ndryshme të botës, vetëm 55 ditë pas lansimit të tij fillestar.

Nëse e bëjmë një përllogaritje të vogël, i bie që telefoni i famshëm që bazohet në Android, është shitur në 54,500 copë në ditë, pa llogaritur njësitë e shitura në Korenë e Jugut.

Më herët, Telegrafi.com pati raportuar se shitjet e këtij modeli vetëm në tregun Korean kanë arritur në 1 milionë copë.


Për ata që kanë harruar specifika e këtij telefoni, vlen të thuhet se Samsung Galaxy SII posedon ekran të ndjeshëm në prekje me 4.3 inç, teknologji të ekranit – Super AMOLED Plus, procesor dy-bërthamësh me 1.2GHz, hollësi të jashtëzakonshme prej 8mm, dhe pamje të jashtëzakonshme të ekranit të telefonit.

Një raport tjetër thotë se ky model është jashtëzakonisht i famshëm në Mbretërinë e Bashkuar dhe se i njëjti llogaritet të jetë njëri ndër modelet më të përdorura për momentin, gjë që ndikon direkt në rritjen e numrit të shitjeve për kompaninë prodhuese. / Telegrafi /