LAJMI I FUNDIT:

Samsung para Nokia’s në Evropë!

Samsung para Nokia’s në Evropë!

Të gjitha shifrat flasin për rënien e kompanisë Nokia. Në tre-mujorin e parë të vitit, Samsung ka marrë 29.3 për qind të tregut të telefonave në Evropën Perëndimore, ndërsa Nokia ka rënë 27.9 për qind.

Mirëpo, në nivel global, Nokia ende është prodhuesi kryesor i telefonave të mençur mobil.

IDC ka publikuar rezultatet e kërkimit të saj të tregut, për tre-mujorin e parë të vitit, ndërsa në këtë raport del se Samsung është lider i tregut për Evropën Perëndimore.

Që nga tre-mujori i kaluar, pjesëmarrja e tregut të Samsung është rritur nga 29.1 në 29.3, ndërsa ajo e kompanisë Nokia ka rënë nga 32.7 në 27.9 për qind.


Sipas raportit të IDC’së, Apple është në vendin e tretë me 9.8 për qind, dhe kjo është një ngritje nga 6.9 për qind që kjo kompani kishte krahasuar me tre-mujorin e kaluar.

Në tregun evropian, Apple ka shitur 4.4 milionë iPhone, dhe kështu është shndërruar në lider të telefonave të mençur mobil. / Telegrafi /