LAJMI I FUNDIT:

Samsung NC210 në shitje

Samsung NC210 në shitje

Vjen edhe në kompjuter netbook i cili vërteton se kjo kategori ende është gjallë dhe e fortë - Samsung NC210.

Samsung ka lansuar në shitje netbookun me shenjën dalluese NC210. Bëhet fjalë për një laptop me ekran 10.1-inçësh dhe procesorin dybërthamësh Atom N550 të Intel.

Rezolucioni i ekranit LED të ndriçuar në prapavijë është 1.024 x 600 piksela, ka të integruar një gigabajt DDR3 memorie, grafikë të integruar GMA 3150 dhe disk me kapacitet prej 250 GB.


Pesha e laptopit është 1.18 kilogram, e vend kanë gjetur edhe lexuesi i kartelave të memories, kamera e uebit dhe dy altoparlantë 1.5-vatësh. Varësisht nga versioni, kompjuteri vjen me bateri prej tri apo gjashtë qelish së bashku me autonomi pune deri në dhjetë orë.

Për sistem operativ është përzgjedhur Windows 7 Starter prej 32-bitësh, e ky netbook në tregun evropian shitet me çmim prej 350 eurosh. /Telegrafi/