LAJMI I FUNDIT:

Samsung me reklamë “ngacmuese” për Galaxy S III

Samsung me reklamë “ngacmuese” për Galaxy S III

Pritet që Samsung të zbulojë modelin e ri të telefonit të saj të mençur, Galaxy S III në fillim të muajit të ardhshëm, më saktësisht më 3 maj, ndërsa sot, kompania ka lëshuar në qarkullim një reklamë “ngacmuese” e cila fatkeqësisht nuk flet shumë për specifikat e telefonit.

Në reklamën e saj e cila nuk zbulon shumë, Samsung thotë; “Me këtë teknologji, e cila përshtatet në gjithçka, tani ju mund të dalloheni nga të tjerët shumë më lehtë”.
Supozojmë se Samsung përsëri do të merret me rivalin e saj më të madh, kompaninë Apple, me të cilën synon të garojë pas lansimit më 3 maj. / Telegrafi /