LAJMI I FUNDIT:

Samsung: Linja Galaxy do të freskohet me Android 2.3 Gingerbread

Samsung: Linja Galaxy do të freskohet me Android 2.3 Gingerbread

Javën e kaluar ishte thënë se tableti i kompanisë Samsung, përkatësisht Samsung Galaxy Tab do të pajisej me versionin e ri të platformës mobile Android, atë Android 2.3 Gingerbread.

Ndërsa tani Samsung e ka konfirmuar se të gjitha pajisjet e saj mobile të linjës Samsung Galaxy do të jenë me këtë version të sistemit operativ të Google.

Në mesin e pajisjeve që do të mbështeten me Android 2.3 Gingerbread janë edhe modelet e telefonave të mençur mobil si Samsung Galaxy S, Ace, Gio, Fit dhe Samsung Galaxy Mini.

Freskimi i pajisjeve të Samsung me Android 2.3 Gingerbread do të jetë në dispozicion për të gjitha modelet e lartpërmendura, ndërsa thuhet se kjo gjë do të ndodh këtyre ditëve.


Një gjë të tillë mbase mund ta presin të gjithë përdoruesit kosovar të këtyre modeleve. / Telegrafi /