LAJMI I FUNDIT:

Samsung lanson modelin Galaxy Prevail

Samsung lanson modelin Galaxy Prevail

Boost Mobile që është pjesë e operatorit mobil amerikan Sprint, e ka paralajmëruar modelin e ri të telefonit të mençur në Android, modelin Samsung Galaxy Prevail, i cili është një version i ri i telefonit Android që bazohet në CDMA.

Samsung Galaxy Prevail vjen me Android 2.2 Froyo, ndërsa i njëjti posedon ekranin e ndjeshëm në prekje me 3.2 inç, kamerë me 2MP, si dhe mikro kartelën SD e cila mund të memorizojë deri në 32GB të dhëna.

“Ne jemi të kënaqur që kemi arritur në këtë partneritet me kompaninë Samsung, për të lansuar modelin e ri të telefonit wireless për përdoruesit tanë të cilët dëshirojnë përvojën e Android, ndërsa nuk dëshirojnë të paguajnë më tepër për planin e tyre tarifor” kanë thënë zyrtarët e Boost Mobile.

Në këtë model të ri të telefonit të Samsung përfshihet edhe WiFi, Bluetooth dhe GPS, ndërsa çmimi i tij në Boost Mobile është 179.99 dollarë amerikan, ndërsa Prevail mund të blihet edhe pa kontratë. / Telegrafi /