LAJMI I FUNDIT:

Samsung Galaxy S II vjen gjatë prillit?

Samsung Galaxy S II vjen gjatë prillit?

Gjatë ditës së djeshme ka pasur shumë publikime në media të cilat jepnin detaje të ndryshme për lansimin e modelit të ri të telefonit të mençur të Samsung, përkatësisht modelit Samsung Galaxy S II.

Disa burime brenda kompanisë Samsung kanë thënë se Samsung Galaxy S II do të prezantohet gjatë muajit Prill.

Ndërsa Samsung India në një cicërimë në Twitter kishte thënë se ky model i telefonit megjithatë do të dal në treg gjatë muajit qershor.

Mirëpo, për ta shmangur hutinë lidhur me modelin e saj më të ri të telefonit, përfaqësuesit ekzekutiv të kompanisë Samsung dje kanë thënë se telefoni më i ri – modeli Samsung Galaxy S II do të vijë gjatë muajit Prill, mirëpo edhe këta nuk kanë dhënë asnjë datë zyrtare për lansimin e telefonit.


Megjithatë, lajmi më i mirë në këtë mes është se Samsung Galaxy S II do të posedojë procesorin e shpejtë, 1.2GHz Tegra, dhe jo atë që gjendet në versionin paraprak të këtij modeli, 1GHZ CPU. / Telegrafi /