LAJMI I FUNDIT:

Samsung Galaxy Player del në shitje?

Samsung Galaxy Player del në shitje?

Së fundmi, Samsung ka paralajmëruar se gjatë këtij muaji Samsung Galaxy Player do të paraqitet në tregun korean fillimisht, ndërsa që për para-porosi do të jetë në dispozicion nga 4 shkurti i këtij viti.

Përveç telefonit dhe tabletit, Samsung po synon që të rivalizojë me iPodin e Apple përmes Galaxy Player, ndërsa ky i fundit bazohet në Android 2.2, procesor 1GHz si dhe Super LCD ekranin e ndjeshëm në prekje me 4 inç.

Samsung Galaxy Player gjithashtu posedon edhe kamerën e pasme me 3.2 mega-piksel si dhe atë frontale për video-komunikim, ndërsa pajisja posedon edhe WiFi të integruar, GPS, Bluetooth, mikroSD kartelë dhe baterinë me 1200mAh.

Mbetet të shihet nëse pajisja e radhës e Samsung do të ketë të njëjtin sukses sikurse Galaxy Tab dhe telefonat e mençur të linjës Galaxy S. / Telegrafi /