LAJMI I FUNDIT:

Samsung Epic 4G bëhet me Android Froyo

Samsung Epic 4G bëhet me Android Froyo

Lëshimi i versionit të sistemit operativ Android Froyo, për modelin e telefonit të mençur, Samsung Epic 4G është dashur të bëhet më 26 dhjetor të vitit të kaluar.

Mirëpo, pas disa vonesave, versioni i freskuar i këtij sistemi operativ më në fund ka arritur në këtë model, dhe tani është i gatshëm për shkarkim dhe instalim.

Azhurnimi i ri pritet të sjell disa përmirësime në performancën e telefonit dhe ndërfaqen e tij, mirëpo thuhet se edhe ky version ka nevojë për disa përmirësime të reja të cilat pritet të rregullohen brenda disa javëve në vazhdim.


Risitë tjera që do të vijnë me këtë version të sistemit operativ Android janë edhe mundësia për të instaluar aplikacione në memorien e jashtme, flash player 10.1, mbështetje e përmirësuar për Bluetooth, GPS dhe voice dial. / Telegrafi /