LAJMI I FUNDIT:

Sa pak njerëzillëk ndër shqiptarë

Sa pak njerëzillëk ndër shqiptarë

Anila Kruti

I keni dëgjuar shqiptarët që thonë rëndom: nuk na duan francezët, grekët, anglezët, evropianët! Ne nuk na duan, se ne nuk duam njëri-tjetrin! Ne nuk duam veten! Jemi të shtirur! Bëjmë sikur jemi qelibar. Na ka pushtuar mirësia.

Bëjmë sikur solidarizohemi në çështje shoqërore ! Qajmë për telenovelat. Qajmë kur shohim nëpër ekrane njerëz të varfër. Kur qajnë ata ne vëmë kujën shpirtërore! Duartrokasim gjatë ata që bëjnë bamirësi. I mbushim vetes mendjen se jemi shpirtbardhë. Në fakt e vërteta është tjetër.


E keni parë sa pak njerëzillëk ka kudo, në lagje, në punë, në ekrane, në parlament. Jemi fallco! Shtiremi! I kini parë sesi bëjnë ekraneve, impostohen e maskohen të gjithë me maskën e mirësisë me fjalë boshe, zëmër bosh!

Kush nga këto zonjat e Parlamentit është solidarizuar realisht në çështje bamirësie. Kush nga këto kukullat me silikon të ekranit është solidarizuar në çështje bamirësie, shoqërore, çështje të grave në nevojë! Kush ka dhënë nga buxheti i tyre ?! Kush?! Asnjëra ! Ka pak njerëzillëk, shumë delir!

E kam çmuar si vlerë vërtetësinë time! Unin tim! Atë që jam! Në shumë raste kam dalë në media dhe kam folur për jetën time, kam folur me sinqeritet pa besuar ‘kleçkat’ e të tjerëve, për të ma marrë për dobësi. Kam qenë e vërtetë.

Kam zgjedhur që në detyrën time mëmësore të rris bij të mirë! Qytetarë të mirë.

Fëmija im rri me një shok të varfër. Shumë i varfër! Shumë herë i kam dhënë ushqime! Shumë herë e kam mbrojtur si të ish i imi, atje në lagje kur e godasin.

I kam zgjedhur një shok të varfër! E dini pse?!

Është i vërtetë! Është i padjallëzuar. Ia çmoj varfërinë e sinqërtë, të artë. Është i sinqertë, jo si palaçot firmato të ekraneve që shtiren. Shesin dëngla. Vetëm shtiren dhe nuk e bëjnë dot njeriun evropian. Nuk e bëjmë dot si shoqëri. Na mungon një gjë e madhe! Vetja. E vërteta. Mirësia natyrale.

Në trend

Më shumë
Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Magazina
Merr flakë aeroplani i American Airlines, detyrohet të bëjë ulje emergjente - publikohen pamjet

Merr flakë aeroplani i American Airlines, detyrohet të bëjë ulje emergjente - publikohen pamjet

Amerika
Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

La Liga
Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Magazina
Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Liga e Kampionëve
Kërkesat për vizitë, masat e rrepta të sigurisë dhe reagimet – gjithçka nga vizita e Thaçit në QKUK, pas gjendjes së rënduar shëndetësore të babait të tij

Kërkesat për vizitë, masat e rrepta të sigurisë dhe reagimet – gjithçka nga vizita e Thaçit në QKUK, pas gjendjes së rënduar shëndetësore të babait të tij

Lajme
Kalo në kategori