Megjithëse besohet se ushtria ruse është forca e pestë më e madhe ushtarake në botë, ajo nuk ka qenë aq e suksesshme në Ukrainë sa shpresonte fillimisht presidenti Vladimir Putin kur para 18 muajsh dha urdhër për fillimin e agresionit në Ukrainë.
Në këtë drejtim, korrespondentja e Zërit të Amerikës, Ani Chkhikvadze ka folur me ekspertët amerikanë për të kuptuar fuqinë e vërtetë ushtarake të Rusisë.
Kur Rusia filloi agresionin kundër Ukrainës në shkurt të vitit 2022, presidenti rus Vladimir Putin premtoi se do të pushtonte kryeqytetin e saj, Kievin, brenda tre ditësh.
Tetëmbëdhjetë muaj më vonë, kjo ende nuk ka ndodhur, pavarësisht se Kremlini ka shpenzuar mbi 60 miliardë dollarë në këtë luftë, tha Gary Schmitt nga Instituti Amerikan ‘Enterprise’, me seli në Uashington.
“Të gjithë shikonin sasinë e parave që Kremlini po shpenzonte për ushtrinë ruse dhe thoshin, ‘kjo ushtri padyshim do të jetë shumë e fortë!’”, thotë Schmitt.
Ndërsa eksperti i strategjisë dhe sigurisë të Këshillit Atlantik, Ian Brzezinski, beson se agresioni kundër Ukrainës ishte projektuar si një fushatë afatshkurtër që tani është shndërruar në një sulm me aftësi të kufizuara sulmuese.
“Tani ata duhet të mbrohen. Fatkeqësisht, atyre iu la shumë kohë për t’u vendosur dhe për të krijuar fortifikime dhe fusha të minuara. Nuk është një forcë luftarake e nivelit botëror, por gjithsesi është një forcë e rëndësishme”, thotë Brzezinski.
Sot, ushtria ruse ka rreth një milion ushtarë.
Por Schmitt thotë se për shkak të humbjeve në Ukrainë dhe pavarësisht mobilizimit të saj, pjesë të mëdha të ushtrisë nuk janë gati për luftim.
“Ata dikur ishin një forcë e jashtëzakonshme kur bëhej fjalë për operacionet e blinduara. Por, tani rezulton se ka paaftësi të kombinuara operacionesh, pa logjistikën e nevojshme për të kryer operacione dhe pa përdorimin e fuqisë ajrore, kjo forcë e madhe thjesht nuk ekziston”, thotë Schmitt.
E Brzezinski thotë se konflikti i gushtit të vitit 2008 në Gjeorgji zbuloi dobësitë në disiplinë, komandë dhe strukturë brenda ushtrisë ruse.
“Paraqitja e ushtrisë ruse në Gjeorgji ishte e dobët! Putin u zotua se do t’i ndryshonte gjërat dhe filloi një plan modernizimi ushtarak 10-15-vjeçar”, thotë zoti Brzezinski.
Moska filloi t’i transformonte forcat e saj në një ushtri të modernizuar, më kompakte, duke krijuar grupe taktike të batalionit të stilit perëndimor.
Por analisti Schmitt thotë se kjo shkaktoi një problem tjetër pasi iu dha përparësi sasisë së njësive mbi cilësinë. Në anën tjetër udhëheqësit ushtarakë ekzagjeruan aftësitë e ushtrisë për të kënaqur udhëheqësit politikë. Reformat, thotë ai, nuk kanë qenë aq efektive.
“Shumica e parave që po jepeshin, në vend të përmirësimit të ushtrisë po derdheshin në xhepat e gjeneralëve dhe kontraktorëve”, vlerëson zoti Schmitt.
Sot, Rusia përballet me problem se nuk kanë ushtarë të mjaftueshëm në Ukrainë. Por, vetëm rritja e numrit të trupave nuk do të ndihmojë Moskën, thotë Philip Breedlove, gjeneral në pension i Forcave Ajrore të SHBA-së, i cili ishte komandanti më i lartë i NATO-s nga viti 2013 deri më 2016.
“Nëse mendoni se Rusia ka përfunduar përpjekjet në Ukrainë, e keni gabim. Ata kanë ende forca të tjera. Por do të duhej një vendim i madh politik që Putini të vazhdojë të mbledhë forca shtesë dhe të bëjë disa nga gjërat që ai mund të jetë i detyruar t’i bëjë”, thotë ish komandanti i NATO-s, Breedlove.
ndërkohë ekspertët me të cilët ka folur Zëri i Amerikës thonë se po presin të shohin se si luftëtarët e Wagner-it reagojnë ndaj vdekjes së shefit të tyre rebel, Yevgeny Prigozhin, në një aksident avioni që besohet të jetë orkestruar nga Presidenti Putin. /VOA/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Çfarë do të thotë për Evropën fitorja e Friedrich Merz?

Bashkimi Evropian me samit të jashtëzakonshëm lidhur me Ukrainën dhe sigurinë evropiane

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD – pasi Weidel thotë se duart e saj janë ‘zgjatur’ për t’u bashkuar me një qeveri

Çfarë do të thotë për Evropën fitorja e Friedrich Merz?

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri

Merz: Evropa duhet të jetë e fortë ndaj presionit të Trumpit
Pesë shtetet me gjasat më të mëdha ta fitojnë Luftën e Tretë Botërore

Vuçiq u mbështet nga një vajzë e cila u prezantua si studente, por doli se ajo nuk ishte studente

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri