LAJMI I FUNDIT:

Rusët financuan “Brexit”-in? Hetohet një prej donatorëve pro shkëputjes

Rusët financuan “Brexit”-in? Hetohet një prej donatorëve pro shkëputjes

Agjencia Kombëtare e Krimeve në Britaninë e Madhe ka nisur hetimet mbi Arron Banks dhe fushatën e zhvilluar prej tij pro shkëputjes nga BE-ja, pas dyshimeve se ka kryer shkelje në referendumin e vitit 2016 mbi qëndrimin apo jo në unionin europian.

Banks është referuar në agjencinë ligjzbatuese kombëtare së bashku me një tjetër figurë të lartë të kësaj fushate, Liz Bilney, nga Komisioni Zgjedhor.

Organi mbikëqyrës thotë se, dyshohet që Banks të mos jetë “burimi i vërtetë” i fondeve për fushatën dhe se paratë mund të kenë ardhur nga “burime të palejueshme”.


Vet personi i marrë nën hetim mohon të ketë shkelur ligjin dhe tha se mirëpret hetimin policor, përcjell javanews.al.

Ai tha se ishte “besimplotë se një hetim i plotë dhe i paanshëm do t’iu japë fund akuzave qesharake të ngritura ndaj meje dhe kolegëve të mi”.

“Nuk ka asnjë provë të diçkaje të paligjshme nga kompanitë që zotëroj unë. Unë jam një taksapagues britanik dhe kurrë nuk kam marrë donacione të huaja. Komisioni Zgjedhor nuk ka sjellë asnjë provë për të kundërtën”, shton ai në një deklaratë për mediet.

Ai pretendon madje se Komisioni Zgjedhor ka vepruar “nën presion intensiv politik” nga mbështetësit e fushatës kundër “Brexit”-it.

Banks ndodhet aktualisht në Bermuda, nga ku publikoi edhe një foto të tijën në rrjetin social “Twitter”, pas lajmit për nisjen e hetimit policor.

Disa mbështetës të fushatës për qëndrimin në BE kanë sugjeruar tashmë se, procesi i “Brexit”-it duhet pezulluar deri në përfundimin e këtij hetimi.

Hetimi ndaj Banks vjen pas zbulimit që është bërë në medie se, ai kishte zhvilluar një seri takimesh sekrete me zyrtarë të lartë të Ambasadës ruse në Londër, gjatë kohës së referendumit të vitit 2016.

Në trend Botë

Më shumë
Kompania izraelite ia ndalon Serbisë përdorimin e softuerit për spiunim, pasi e përdori kundër gazetarëve dhe aktivistëve

Kompania izraelite ia ndalon Serbisë përdorimin e softuerit për spiunim, pasi e përdori kundër gazetarëve dhe aktivistëve

Serbia

"Çizmet në tokë dhe aeroplanët në ajër" - plani katër pikësh i Britanisë së Madhe për të garantuar paqen në Ukrainë

Botë

"Mos u shqetësoni shumë për Putinin, se do të përfundoni si Evropa", Trump u drejtohet amerikanëve

Botë
Edhe pse Trump pretendon se Zelensky nuk e falënderoi

Edhe pse Trump pretendon se Zelensky nuk e falënderoi "mjaftueshëm" SHBA-në, faktet flasin ndryshe

Evropa
Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës

Botë
Zelensky i gatshëm për “shkëmbim”, thotë se do të heqë dorë nga posti në këmbim të anëtarësimit të Ukrainës në NATO

Zelensky i gatshëm për “shkëmbim”, thotë se do të heqë dorë nga posti në këmbim të anëtarësimit të Ukrainës në NATO

Evropa
Kalo në kategori