LAJMI I FUNDIT:

Rrugët janë me borë, rekomandohet vozitje e kujdesshme!

Rrugët janë me borë, rekomandohet vozitje e kujdesshme!

Komunikacioni në rrugët e Maqedonisë po zhvillohet në kushte dimërore nëpër rrugë të lagështa, me mbetje të borës. Siç kumtoi LAMM, për shkak të temperaturave të ulëta, vende-vende është e mundur dukuria e ngricave, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ndalesë për qarkullim të automjeteve të rënda ngarkuese është vendosur në vendkalimet malore Strazhë, Pletvar, Gjavatë dhe Presekë, si dhe në aksin rrugor Mavrovë-Dibër.

Reshje të borës me intensitet të dobët ka në tërë Maqedoninë. LAMM rekomandin vozitje jashtëzakonisht të kujdesshme, shpejtësi të adaptuar dhe respektim të sinjalizimit rrugor. Në gryka malore është e mundshme dukuria e paraqitjes së shembjeve, si në drejtimet rrugore: Koçan-Makedonska Kamenicë-Dellçevë, Vinicë-Berovë, Gostivar-Strazhë, Mavrovë-Dibër-Strugë, D.Kapi-Udovë, Katllanovë-Veles, Krushevë-Demir Hisar dhe Resnjë-Bukovë.


Intensiteti i komunikacionit në drejtimet rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar. Në vendkalimet kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Politikë
Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Lajme
Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Lajme
Skema e fajdeve në Prizren, pretendimet për zhvatje të 20 mijë eurove nga viktima

Skema e fajdeve në Prizren, pretendimet për zhvatje të 20 mijë eurove nga viktima

Drejtësi
“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

Lajme
Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Politikë
Kalo në kategori