Sivjet rendimentet e rrushit pritet të jenë më të larta krahasuar me vitin e kaluar për shkak të kushteve klimatike që kanë mbretëruar në vendin tonë. Rendimentet e rrushit, sipas vreshtarëve, sillen nga 8 deri në 10 mijë kilogramë për hektar, derisa vitin e kaluar rendimentet kanë qenë 5 – 6 mijë kilogramë për hektar.
Vitin e kaluar vreshtat qenë dëmtuar shumë edhe nga vrugu, hiri, breshëri e lagështia e tepërt, dëmtim ky që pat shkuar në një masë deri në 70%. Vreshtarët thonë se nuk janë vetëm kushtet klimatike ato që ndonjëherë nuk janë në anën e tyre, por dëmin e përhershëm e kanë nga politikat ekonomike tejet të disfavorshme, politika këto që ua bllokojnë edhe tregun vendor me prodhim nga importi, ndërsa prodhimin e vet detyrohen edhe ta hedhin.
Rrushi vendor përveç që i plotëson nevojat për treg të brendshëm, sipas vreshtarëve, është i kualitetit të lartë edhe për tregjet e jashtme, mirëpo një gjë e tillë u pamundësohet atyre për shkak të proceduarve doganore nga vendet e ndryshme.
Ideja e vreshtarëve që të blihet më pak rrush nga jashtë e të investohet më shumë në prodhimin vendor, duket sikur shumë vështirë po sendërtohet.
Në gjithë territorin e Kosovës vlerësohet të jenë 4,965 vreshtarë, të cilët e kultivojnë rrushin në një sipërfaqe prej 3,217.45 hektarësh, ku varietetet e rrushit për prodhimin e verës kultivohen në një sipërfaqe prej 2,538 hektarë, rrushi i tryezës në një sipërfaqe prej 677 hektarë dhe rrushi për tharje në një sipërfaqe prej 2.45 hektarësh.
Labinot Shulina, agronom dhe prodhues i rrushit nga Rahoveci, thotë për KosovaLive se vreshtaria në Kosovë e në veçanti në Komunën e Rahovecit është një promotor i sektorit të ekonomisë dhe angazhon mjaftë fuqi punëtore.
Ai mendon se vreshtaria ka rëndësi të madhe edhe për vetë shtetin e Kosovës, sepse nga rrushi përfitohet vera dhe rakia, e këto të dyja, siç thotë ai, “janë ambasadorët më të mirë për të na njohur se ku gjendet harta e saj si shtet”.
Ky vit, sipas tij, është mjaftë i mirë edhe pse në pranverë ka pasur mjaftë vështirësi në kryerjen e punëve të nevojshme në vreshta.
“Nga fundi i muajit maj reshjet atmosferike kanë qenë të dobëta dhe kjo ka bërë që vreshtat të jenë të shëndosha pa infeksione të sëmundjeve dhe të ofrojnë cilësi të lartë të prodhimit. Po ashtu, temperaturat e larta të cilat kanë mbretëruar ditëve të fundit kanë pasur efekt pozitiv në pjesën më të madhe të vreshtave. Mendoj se sasia dhe cilësia e prodhimit të rrushit do të jetë tejet e lartë, nëse nuk përkeqësohet moti në shtator. Besoj se sasia e përgjithshme do të shkojë mbi 22 milionë kg rrush”, thotë Shulina.
Sa i përket shitjes së rrushit, Shulina nuk beson që do të kenë problem, sepse në Kosovë tani ka mjaftë përpunues të rrushit nga i cili prodhohet verë dhe raki. Njeri nga ata është edhe vetë Shulina, i cili përveç kultivimit të rrushit merret edhe me përpunimin e tij në bodrumin “SEFAWINE”, prandaj ai është edhe blerësi i rrushit nga disa vreshtarë.
Shulina flet edhe për eksportin e rrushit kosovar dhe thekson se ka pasur mjaft blerës të interesuar nga vendet e rajonit, por viteve të fundit i kanë humbur, pasi në shtetet ku eksportohej rrushi kosovar vendoseshin barriera të ndryshme, sidomos në Shqipëri dhe Mal të Zi.
“Tregtaret që vijnë nga Shqipëria nuk guxojnë të ngarkojnë kamionë të mëdhenj, sepse u vendosin taksa doganore. Prandaj, ata vijnë dhe ngarkojnë në mjete më të vogla me peshë deri në 3.5 tonë. Po ashtu, edhe nga Mali i Zi kanë pengesa, sepse i vonojnë në terminale doganore dhe kështu që vjen deri te prishja e rrushit”, ka thënë Shulina.
Përkrahja nga ana e Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MBPZHR) për vreshtarët, sipas tij, deri më tani ka qenë e mirë, me gjithë disa probleme që ishin për ngritjen e vreshtave, ku kriteret që i kërkon Agjencia për Zhvillimin e Bujqësisë (AZHB) nuk mund t’i plotësojnë shumë vreshtarë.
“Interesimi për ngritjen e vreshtave po bie, sepse vreshtarët po mund t’i përmbushin kriteret që kërkon ministria. Ka edhe probleme me pagesa. Vreshtarët po investojnë dhe mjetet nuk po i marrin në kohë që është paraparë me kontratë. Pagesat direkte kanë pasur sukses të mirë, ku po vërehet se vreshtarët kujdesen më shumë për cilësinë dhe kjo ka bërë që cilësia të jetë e lartë”, thekson Shulina.
Agronomët vlerësojnë se ky sektor i bujqësisë duhet mbështetur me politika fiskale nga ana institucionale, në mënyrë që të rriten sipërfaqet duke filluar prej atyre më të vogla nga 0.20 ari deri në 10 hektarë. Sipas tyre, ky sektor si shumë sektorë tjerë në bujqësi deri më tani ka mbetur i lënë anash nga prioritetet qeveritare.
Vendi ynë, gjatë sezonit të prodhimtarisë së rrushit të tryezës arrin t’i përmbush nevojat e tregut në një masë të madhe, mirëpo jashtë kësaj periudhe, një përqindje e nevojës së tregut plotësohet përmes importit. Sipas të dhënave nga Dogana e Kosovës, gjatë vitit të kaluar është importuar rrush prej 3,614,534.45 kilogramë, në vlerë prej 2,202,002.68 euro deh nga ky import janë mbledhur taksa në vlerë prej 526,679 eurove.
Rrushi i freskët më së shumti importohet nga Greqia, Maqedonia, Italia, Shqipëria, Mali i Zi, e vende tjera nga Evropa, Afrika Jugore dhe Amerika Latine.
Ndërsa, eksporti i rrushit për në tregjet e jashtme kap vlerën e vetëm 52,963.66 eurove, me peshë prej 256,684.66 kilogramë. Eksporti i rrushit të freskët bëhet vetëm në tri vende: Shqipëri, Mal të Zi e Gjermani.
Zyrtarë të MBPZHR-së kanë thënë ditë më parë për KosovaLive se kjo ministri, përmes skemave të subvencionimit (pagesave direkte) dhe granteve investive, masa 101 dhe 103, është duke e mbështetur sektorin e vreshtarisë dhe verëtarisë.
MBPZHR-ja, sipas tyre, është e përkushtuar në masë të madhe për përkrahjen e këtij sektori, ku si rezultat i përkrahjes është duke hartuar edhe strategjinë e vreshtarisë dhe verëtarisë për vitin 2015-2020 nën mbështetjen e organizatës gjermane GIZ.
Imer Rusinovci, profesor në Fakultetin e Bujqësisë të Universitetit të Prishtinës, vlerëson se nuk mund të thuhet se vreshtaria nuk është përkrahur nga institucionet gjegjëse në raport me lavërtarinë, blegtorinë e pemëtarinë. “Si nënsektor i bujqësisë nuk jam i sigurt se është përkrah çdo fermer vreshtar, por megjithatë benifitet që i kanë marrë vreshtarët kanë qenë shumë më të mira se në nënsektorët tjerë”, thotë Rusinovci.
Këtë përkrahje e zbeh fakti se në të kaluarën Kosova kishte sipërfaqe më të mëdha me vreshta, ndërsa tani flitet për një sipërfaqe të përgjysmuar që sillet rreth 3 mijë hektarë. Sipas tij, Ministria e Bujqësisë duhet të fokusohet më shumë edhe në zgjerimin e sipërfaqeve të vreshtave.
“Vreshtat do të duhej të ishin një prioritet i strategjisë zhvillimore nëse zyrtarët e ministrisë i kanë përcaktuar mirë objektivat zhvillimore, sepse vreshtaria është sektor që akumulon shumë fuqinë punëtore, qëndron mirë në qarkullimin e brendshëm. Kosova ka problem shumë me eksport të parasë. Pjesa dërrmuese e eksportit të parasë nga Kosova është për produkte bujqësore”, ka thënë ai.
Rusinovci ka shtuar se ideja është që të blihet më pak nga jashtë e të investohet më shumë në prodhimin vendor. Këtu duhet parë edhe vreshtarinë, nga ngritja e sipërfaqeve të vreshtave deri në finalizimin e prodhimit të rrushit.
Në Kosovë operojnë 23 kompani të licencuara nga MBPZHR-ja që merren me përpunimin e rrushit dhe produkteve tjera nga rrushi dhe vera. Ky sektor gjithnjë e më tepër po merr përmasa në zgjerimin e kapaciteteve prodhuese, nëse e marrim për bazë që në vitin 2007 ka pasur vetëm 7 kompani. /Kosovalive/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Premtimet për rrymën: Gaz, thëngjill, burime të ripërtërishme
Murati: Sivjet do të faturohet edhe tatimi në pronë për katër komunat veriore të vendit
Durrës Yachts dhe Marina vendos një standard të ri në luksin bregdetar: Miratohet leja për ndërtimin e hotelit ikonik The Bristol Resort
Durrës Yachts dhe Marina vendos një standard të ri në luksin bregdetar: Miratohet leja për ndërtimin e hotelit ikonik The Bristol Resort
I erdh fundi pytjes “Ku me gjet’?” me platformën më të re në treg!
Një eSIM në 190 vende, +1GB Internet FALAS në çdo blerje!
Babai i Elon Muskut ka plane të mëdha - hyn në botën e kriptovalutave
Muaji shkurt por puna e sigurt, fillo punë të re me Telegrafi Jobs!
Ndërmarrja "Trepça", njofton se kanë rikthyer një pronë, e cila për shumë vite ishte jashtë menaxhimit të tyre
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Publikohen pamjet: A po luante Real Madridi me më shumë se një kundërshtar ndaj Espanyolit?
Barcelona po e mbyll afatin kalimtar dimëror me një top transferim - Deco në negociata
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!
Bëri ndërhyrje horror në Mbappen, lojtari i Espanyolit tregoi se çfarë i tha francezit
Jozi befason me përgjigjen kur pyetet për vendin më të çuditshëm ku ka kryer marrëdhënie
Perez del kundër një top transferimi, cilësohej si zëvendësuesi i Toni Kroos