LAJMI I FUNDIT:

Rrugëtimi jonë drejt së ardhmes, i vështirë apo i paarritshëm?!

Rrugëtimi jonë drejt së ardhmes, i vështirë apo i paarritshëm?!

Kur në Kosovë po flitet për integrime, zhvillim ekonomik, rritje të mirëqenies sociale dhe të ngjashme, duket sikur tregim përrallash, sepse e dimë se sa na rëndojnë shumë gjëra, sa na frikësojnë disa procese dhe sa pak shpresa kemi ne si popull. Duket sikur po venitemi brenda vetës, pa nxjerrë diçka të mirë në dritë, duke harruar shpejtë të kaluarën dhe duke mos u kujdesur për të ardhmen.

Zhvillimi tek ne po karakterizohet në orientime të gabuara, sepse ai zhvillim është në dukuri negative, gjë që edhe më shumë po e rëndon gjendjen e popullit të shkretë. Si të na gëzojë fakti që secili qytet yni ka marrë “panoramë Las Vegasi”, të ndriçuar e të stërndriçuar nga ato drita marramendëse, të cilat jo vetëm që t’i lodhin sytë, por ta humbin edhe shikimin?! Bashkë me të edhe të ardhmen! E, si të na gëzojë fakti që ne mundohemi të përfitojmë nga fatkeqësia e tjetrit?!

Deri sa ky popull i varfër zhvatet dhe ballafaqohet me sfidat e jetës, na dalin edhe ato të mallkuarat banka dhe të na shtypin me kamatat e tyre të fryra e të pangopura, mashtrojnë pa pikë turpi qytetarin e shkretë e të pashpresë. Këtu, jo që e kemi të vështirë të arrijmë të ardhmen, por që ajo nuk po shihet fare! Të paktën kështu janë shenjat! Gjithsesi ne duhet besuar në iluzione, duhet të jemi “optimistë të shfrenuar” të besojmë prapë se prapë në ardhmërinë, sepse duhet të jetojmë. Dhe, ajo e vetmja gjë që na mban është një fije e hollë shprese, që sa vjen e dobësohet!


Janë të shumta gjërat që na rëndojnë, por pak nga ato i dimë. Shumica e rëndimeve na vijnë nga brenda, nga ndjesia shpirtërore, gjë që edhe ato pak ndjenja kanë filluar të na zbehën. Jemi në një rrugëtim të dyshimtë, ndoshta edhe të pafund, a të pakrye. E kjo si pasojë, e asaj që nuk dimë të orientohemi vet, pa na ndihmuar një “fuqi”, ose dimë të orientohemi, por ama në rrugë të gabuar.

Nuk po shohim të ardhme derisa po jetojmë në një “mjerim migjenian” modern, duke e parë me sytë e botës trishtimin, i cili na ngulfatet deri në asht dhe na çrrënjos e na zhvesh nga ndjenja e të jetuarit. Nuk po shohim të ardhme, derisa dëgjojmë të vriten çdo ditë, pa pikën e mëshirës, sikur ky i ftoftë t’ua ketë ngrirë gjakun. Dhe nuk po shohim të ardhme, derisa para syve tanë bëhen padrejtësi të pafundme dhe ne qëndrojmë duarkryq, duke menduar se jemi të paaftë për të bërë ndryshimin.

Nuk do të ketë të ardhme nëse ne nuk e ngremë zërin; nuk do të ketë të ardhme nëse ne nuk revoltohemi; nuk do të ketë të ardhme nëse ne nuk dimë të vendosim dhe nuk do të ketë të ardhme nëse ndryshimi nuk fillon nga ne…!

Në trend

Më shumë
Ish-shoku për Gjestin: Është mosmirënjohës, injorant i fëlliqur - për katër vjet ia kam paguar qeranë e i kam dhënë bukë

Ish-shoku për Gjestin: Është mosmirënjohës, injorant i fëlliqur - për katër vjet ia kam paguar qeranë e i kam dhënë bukë

Magazina
Analiza e ekspertit amerikan për ndryshimet e Trumpit: Serbia do të bëjë përpjekje për territore në BeH dhe Kosovë

Analiza e ekspertit amerikan për ndryshimet e Trumpit: Serbia do të bëjë përpjekje për territore në BeH dhe Kosovë

Lajme
Vrasja në Skenderaj, vëllai i viktimës: I kanë thanë zhveshu në mes lokalit, kanë deshtë me çnjerëzu, tani e kanë vra me 14 plumba

Vrasja në Skenderaj, vëllai i viktimës: I kanë thanë zhveshu në mes lokalit, kanë deshtë me çnjerëzu, tani e kanë vra me 14 plumba

Lajme
Nuk e harron akoma - Gjesti përlotet derisa i shkruan letër Diellzës

Nuk e harron akoma - Gjesti përlotet derisa i shkruan letër Diellzës

Magazina
Ish-shoku: Gjesti po gënjen, është akoma në lidhje me Diellzën - ka ushtruar edhe dhunë fizike në të

Ish-shoku: Gjesti po gënjen, është akoma në lidhje me Diellzën - ka ushtruar edhe dhunë fizike në të

Magazina
Nëna e Besim Krrabajt: Polici që ma vrau djalin më tha, mirë ia kena bo

Nëna e Besim Krrabajt: Polici që ma vrau djalin më tha, mirë ia kena bo

Lajme
Kalo në kategori