Rrugët, shkollat, debatet politike dhe paranoja
Natë e zakonshme vjeshte në Kosovë. Tashmë kur ditët janë të shkurta kurse netët e gjata dhe në një kohë kur vendi po kalon një faze të rëndësishme tranzicioni, lajmet e zakonshme, shumë herë bajate, debatet politike janë të vetmet emisione që ofrojnë qendrat tona televizive me frekuenca kombëtare po edhe medie të shumta lokale. Nuk do të shkruhej asgjë për të gjitha këto po të mos dëgjohej dhe flitej para auditorit se gjithçka qe është bere nuk vlen asgjë.
“Rrugët nuk janë asgjë”, tha ai!
“Shkollat nuk janë asgjë”! Shtoi ai!
Sytë iu terruan njeriut që po shikonte televizorin në atë moment. Gjithçka iu zhduk para sysh.
Para syve i dolën qytete e vendbanime të tëra pa rrugë. Me dhjetëra e mijëra automjete përnjëherë i pa në baltë, ndërsa njerëzit dhe ai vet filluan të ecin maleve e fushave pa rrugë. Para syve iu zhduken të gjitha arteriet rrugore që nuk janë as më pak e as më shumë se arterie jete e bashkimi mes njerëzve dhe popujve. Po çka tha kandidati, e pyeti vetën prapë ky spektator i rëndomtë që atë dite mbeti pa fjalë.
Atë natë spektatori ynë kishte ndërmend veprat që ishin ndërtuar në këto vitet e fundit. Duke shikuar kandidatin prapë iu errësua gjithçka spektatorit të ngratë atë natë edhe vetë imagjinata e tij po e tradhtonte. Para syve iu zhduk gjithçka. Vendin e tij e pa si pyll të pa shkelur, pa njerëz, plot egërsira qe shqyejnë njëra tjetrën. Para syve iu zhduken të gjitha objektet shkollore, të gjitha rrugët. Nxënësit i pa nëpër male të zhveshur si njerëzit parahistorik. Po imagjinata e kandidatit ishte më e errët.
A ishte i shurdhër e i marrë spektatori që po shikonte atë mbrëmje televizorin apo ish i marrë kandidati që po fliste përçarte ndaj bëmave të kundërshtarit politik?.
Janë shkruar edhe shumë vepra për rrugët, për hekurudhat, për urat që bashkojnë njerëz e popuj. Janë shkruar romane për hekurudhat transkontinentale, Te gjitha janë vlerësuar nga te gjithë si suksese jo vetëm të një njeriu, por të gjithë njerëzimit.
“Udha e shkronjave” thuhet tek ne. Të gjithë e dinë çka do të thotë ajo frazë. Po thuhet edhe udha e malit, udha kombëtare, hekurudha, udha ndërkombëtare, rruga e kombit, udha e minatorëve, udha e studentëve, udha e re, udha e vjetër, po edhe udha e zotit. I kanë pagëzuar udhët me emrat e dijetarëve më të shquar të njerëzimit, vetëm pse udhët bashkojnë njerëz, kultura e dije. Udhët shkurtojnë distanca të pakapërcyeshme deri vonë. Po çka nuk mendoi atë natë ky spektatori i ngratë dhe assesi nuk po mund të bindej se kishte dëgjuar fjalët e tilla nga një kandidat që fliste para auditorit se ai është i denjë dhe mund t’i prij një vendi, qoftë fshat, qytet, komunë apo shtet.
Po kish folur dikush që madje pretendon se ka thënë diçka të mirë. Ka folur ai ato fjalë me shpresë se edhe vota do t’i sjellin. Ky spektator nuk e kishte më të qartë se a i kishte dëgjuar vërtete ato fjalë që tashmë iu kishin bërë paranojë dhe po e ndiqnin gjithkah. Çka na duhen udhët tha vet me veti dhe shtoi; çka na duhen shkollat? Pastaj, sikur i erdhi ne mendje edhe vetja se çka i duhet dikujt ky vet. Iu zhduken para syve rrugë, ura e shkolla, spitale e fabrika. U zhduken të gjitha ato që në botën e re quhen infrastrukturë. Imagjinata e tij nuk po funksiononte më sepse nuk kishte lidhje me njerëzimin që nuk ka rrugë dhe shkolla. Nuk mund të përfytyronte se si do të dukej bota pa mjetet e transportit të cilat lëvizin nëpër rrugë.
Pastaj iu kujtua edhe gjithë historia që kishte mësuar gjatë shkollimit. U nisë me imagjinatën e tij të udhëtonte mbas ushtrive të ndryshme pushtuese të cilat me kuaj apo edhe me këmbë po ecnin drejt vendeve të botës sa padëgjuar e parë deri atëherë. Kahdo lëviznin rrugëve të hapura më parë. Po duke udhëtuar pas ushtrive, udhëtari ynë pa se ata po hasnin edhe male e shkëmbinj që nuk mund të kaloheshin. Edhe ushtritë më të fuqishme që njeh historia, po detyroheshin të hapnin rrugë të reja.
Iu kujtuan rrugët e shtegtimit të figurave mitologjike, personalitete fetare nga Bibla e Kurani. Tashme iu kishte nxirë spektatorit gjithçka. Ishin nënçmuar edhe udhët, edhe shkollat. Nuk mund te kthjellohej dot pas atij fjalimi të kandidatit që poshtëroi udhët dhe shkollat. I dukej spektatorit sikur kishte ardhur fundi i botes. Fjalët e kandidatit të famshëm tashme iu kishin bërë refren..
“Nuk na duhen shkollat, nuk na duhen rrugët”.
Spektatori tashmë nuk po mund të fliste arsyeshëm me vetveten. Po si mund të paramendohet njerëzimi pa udhë e shkolla i thoshte vetes. Kësaj radhe diçka kishte ndodhur jashtë goditjeve normale të mendjes se njeriut.
Mos jam shmangur nga rruga e zotit i tha vetit spektatori dhe nisi të flas me zë vet me veti. Ashtu, ai ia tërhoqi vërejtjen më shumë edhe njerëzve të tjerë të cilët filluan të dyshojnë për gjendjen e tij normale.
Duke mos mundur as të besojë fjalët që kishte dëgjuar, filloi të kthej rrugët në vendet e tyre ngase nuk po mund të linte botën ashtu. Imagjinata i dukej e sëmurë dhe jo normale. As me imagjinatë nuk po mund të linte pa rrugë, qytete e fshatra të botës, e lëre më të vendit të tij. Nuk po mund të linte njerëzimin pa shkolla.Thjeshte ai sot nuk i përngjante njeriut te shekullit te ri. Ai nuk po mund të rezononte si njeri. Në një rast sikur ishte ndarë nga njerëzimi, nga dija njerëzore.
E ka humbur rrugën e zotit, tha dikush me zë. Ai po i kthehej vetes gradualisht. Nuk po besonte. E kishte humbur vërtet ky rrugën e zotit apo ai kandidati. Nju Jorku pa rrugë a bënë? A bënë pa rrugë Evropa? Po aeroporti në të cilin aterrojnë avionët, a bënë pa rrugë? Po portet detare a mund te mos kenë rruge? Pastaj serish i kthehej frazës; “Nuk na duhen shkollat, nuk na duhen rrugët”. Ne çdo moment i dilnin para syve nxënës e studentë jashtë objekteve mësimore. Gjithë teknologjia e transportit te njerëzve dhe mallrave kishte mbetur e bllokuar. Sikur u ndal edhe vet toka se rrotulluari. Thjeshte, ai nuk po mund të kthehej ne gjendjen e tij para se ta dëgjonte atë deklaratë të kandidatit, emri i te cilit me nuk ka asnjë rëndësi për të.
Po t’u zhduken nga mendja rrugët nuk ke si te kthehesh ne shtëpi apo si te dalësh nga ajo.
Atë natë spektatori mbeti pa fjalë. Gjithçka i sillej rreth rrugëve. Fëmija sonte nuk do të kthehen ne shtëpi. As ne nuk mund të dalim pa rrugë nga shtëpia që t’i kërkojmë. Vetëm sa nuk mallkoi edhe zbulimin e televizorit qe i dha mundësinë të sheh e dëgjojë një krijese të tillë që mund të thotë ashtu. Po a e panë të gjithë?, pyeti me zë. Atë natë më shumë se gjithçka donte të mos e kishte parë e dëgjuar atë njeri-kandidat madje për një post të lartë.
“A do të më besojë kush nëse i tregojë për atë që pash e dëgjova?” – pyeti vetën për të satën herë.
Zoti mos e dhashë të bëhet ashtu. Nuk po mund ta imagjinonte as vendin e tij e as botën për rreth, pa rrugë e pa shkolla.
Secili njeri le të vendose se a do të votojë për ata që ndërtojnë rrugë e shkolla apo për ata që ta humbin rrugën në oborr.
Atë natë iu kujtua edhe ideologu i kandidatit të kësaj mbrëmje i cili dikur kishte deklaruar se; “Kosovës nuk i duhet ushtria”. Rrugët tona kanë pasur fatin e mire ashtu si edhe shkollat tona. tha me vete dhe gjumi nuk e mori deri vonë duke menduar për kandidatin e famshëm për kthimin e errësirës. Mirë pat thënë një kandidat tjetër në zgjedhjet e kaluara; U harroftë epoka e atij kandidati që ende jeton me mentalitetin e stepave Ruse.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë"Ku ke qenë në luftën e Kosovës, çfarë ke bërë në 99' për vendin budalla", G Bani i drejtohet me fjalë të ashpra Gjestit pas përjashtimit të Jozit
Leonora Jakupi eskalon ndaj Jozi Markut: O i pa fe, o fëlliqësirë - e nderove babain tënd që ka qenë pjesë e UÇK-së
"Kosovë e Adem Jasharit ta puthsha plagën" - Jozi del me një video dhe reagon pas kritikave: Ndjej detyrim ndaj shqiptarëve të Kosovës dhe familjes së Gjestit
Mandl: Serbisë nuk i besohet, njohja e Kosovës është e vetmja marrëveshje përfundimtare
Gjendet i vdekur personi që ishte raportuar i zhdukur në Ferizaj, arrestohet një i dyshuar për vrasjen e tij
Rast i rëndë në Gjermani - nëna dyshohet se vrau dy djemtë e saj, pastaj edhe veten
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Krizë lëndimesh te Real Madridi: Ancelotti fton "Van Dijkun e ri" në skuadër
Donald Trump krijoi Fondin Sovran - cilat vende e kanë dhe pse është e rëndësishme?
Një tjetër shans për Gertën: 'Po' ose 'Jo' - publiku vendos nëse ajo duhet të vazhdojë rrugëtimin e saj në Big Brother VIP Albania
Zelensky ofron furnizim me minerale për SHBA-në në këmbim të mbështetjes ushtarake
Ledion Liço njofton se spektakli i së shtunës anulohet për shkak të zgjedhjeve në Kosovë: BBVA ka treguar se sa të bashkuar janë shqiptarët
Shala, Januzi dhe Bahtijari pranuan fajësinë e u dënuan, Haradinaj: Populli vendos – heronj apo dështakë?