Varësia e Europës nga importet e energjisë sipas analizave të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë, shkurt IEA, do të rritet. Prodhimi i brendshëm i energjisë është në rënie dhe kjo do të vazhdojë edhe në ardhmen.
Eshtë raporti i parë i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë me seli në Paris i cili shqyrton politikën energjitike të gjithë BE-së. Objektivat kryesorë të përmendur nga agjencia janë siguria e furnizimit, rritja ekonomike dhe mbrojtja e ambjentit. Raporti jep një rezultat qetësues për BE-në në tërësi.
Diversifikimi i furnizuesve rrit sigurinë
P.sh. shtimi i varësisë energjitike nga Rusia. Drejtori ekzekutiv i agjencisë, Nobuo Tanaka, merr shembullin e vendit të tij të origjinës, Japonisë. Japonia është thuajse 100 për qind e varur nga furnizimi nga jashtë me energji. Megjithatë përmes diversifikimit të furnizuesve ka arritur një siguri të mjaftueshme furnizimi. Për këtë arsye Tanaka përpiqet t’ua heqë frikën europianëve, të cilëve Rusia iu lëvron rreth 30 për qind të naftës dhe gazit:
"Rusia është shumë më tepër e varur nga Evropa, sesa Evropa nga Rusia. Rusia eksporton 70 për qind të këtyre produkteve në Europë dhe për Rusinë është po aq logjike të diversifikojë klientelën duke iu drejtuar p.sh. Kinës ose vendeve të Paqësorit. Ky diversifikim përmirëson sigurinë në të dy drejtimet."
Në temën e diversifikimt Tanaka gjen dyer të hapura tek komisari i BE-së për energjinë Andris Piebalk, aq më shumë pas luftës së re në Kaukaz: "Mendoj se pas ngjarjeve në Gjeorgji objektivi i diversifikimit të furnizuesve dhe rrugëve të furnizimit merr edhe më shumë rëndësi."
Megjithatë BE-ja vazhdon të qëndrojë në projektin e saj për ndërtimin e të ashtuquajturit naftësjellësi Nabuko që kalon në Gjeorgji. Shefi i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë, vlerësoi shprehimisht sistemin evropian të të drejtave të emisionit i cili rëndon financiarisht emetimin e gazrave të dëmshëm për klimën.
Rregullimi nga shteti mund të ketë efekt deri në një farë mase
Në SHBA dhe Australi po diskutohet mbi shembullin evropian. Por Tanaka sheh edhe mangësi në politikën energjitike evropiane në radhë të parë në faktin që ajo vazhdon të jetë e orientuar nga interesat kombëtarë. Kjo pengon konkurrencën dhe është ineficiente.
Për të kapërcyer këtë situatë ai kërkoi ndarjen e të drejtave të pronësisë në prodhimin dhe rrjetin shpërndarës të energjisë: "Ne jemi pra për t’i dhënë pavarësi të plotë shfrytëzuesve të rrjetit nga fushat e tjera të industrisë energjitike. Rregullimi nga shteti mund të ketë efekt deri në një farë mase por ajo mbetet gjithnjë zgjidhja e dytë optimale."
Në këtë pikë për kohë të gjatë kanë bllokuar në rradhë të parë koncernet gjermane të energjisë, të mbështetur nga qeveria në Berlin. Vetëm kohët e fundit nën trysninë e Brukselit, këto koncerne kanë ofruar për shitje rrjetet e tyre."
Mendime të ndryshme rreth energjisë bërthamore
Gjermanisë, ku koalicioni qeveritar vazhdon të mbështesë daljen nga energjia bërthamore, i duhet të dëgjojë kritikën e Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë. "Më lejoni të them qartë se është e vështirë të kuptohet si mund të përputhet një dalje nga energjia bërthamore me objektivin për prodhimin e energjisë së pastër në BE!" – tha Tanaka.
Por këtu mendimet janë të ndryshme. Thuajse askush në BE nuk e kundërshton objektivin e diversifikimit në anën e importit të energjisë. Por në temën e energjisë bërthamore shumë zëra përmendin problemin e pazgjidhur të depozitimit përfundimtar të mbetjeve bërthamore, çështjet e sigurisë së reaktorëve dhe së fundi edhe faktin se urani është një lëndë e parë me rezerva të kufizuara dhe pra me tendencë shtrenjtimi. Pra beteja verbale vazhdon.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Profesoresha universitare: Thuajse krejt Rrafshi i Kosovës është me pasuri nëntokësore

LBK: Rritja e tarifave të energjisë – goditje e rëndë për bizneset dhe ekonominë e Kosovës

Pse bizneset kosovare duhet të investojnë në një strategji të mirëfilltë të rrjeteve sociale në vitin 2025?

Profesoresha universitare: Thuajse krejt Rrafshi i Kosovës është me pasuri nëntokësore

Afati i aplikimit po afron për bursa për studentë nga Kosova për studime Bachelor dhe Master në CITY College

Bien 'drastikisht' vlerat e kriptovalutave - pse po ndodh kjo?

Elen Energy fiton projektin e ri solar SVB 3MW në Istog, Kosovë – Një hap drejt së ardhmes së qëndrueshme

Shijoni Iftarin me 'Pire të Arta' - Shija përfekte për Ramazan

Pse bizneset kosovare duhet të investojnë në një strategji të mirëfilltë të rrjeteve sociale në vitin 2025?

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Bien 'drastikisht' vlerat e kriptovalutave - pse po ndodh kjo?

Zbulohet identiteti i gruas së dytë të Feros - ka një ngjashmëri të madhe me Arbenitën

Videoja e cila po shpërndahet me të madhe, Egli Tako pranon se po merr antidepresantë brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania 4

Real Madridi po përgatit një ofertë të madhe për transferimin e yllit të PSG-së

E dashura e re e yllit të Real Madridit, dikur pjesë e faqeve 'online' për eskorta? Jude Bellingham në qendër të vëmendjes për lidhjen e tij të re

Guardiola rikthehet për yllin e Real Madridit: Man City i gatshëm për ofertë 150 milionëshe