Edhe pensionistët kontribut-pagues do të përfitojnë rritje pensionesh nga premtimi i kryeministrit të Kosovës Hashim Thaçi, për rritjen e pagave për punëtorët e sektorit publik. Kjo kategori e shoqërisë vlerëson se rritja e pensioneve, është e nevojshme por që në këtë rritje, sipas tyre, duhet të përfshihen edhe pensionet e moshës për personat që mbushin 65 vjeç.
Kryetari Shoqatës së Pensionistëve të Kosovës, Shaban Kajtazi, për Radion Evropa e Lirë, thotë se ka kërkuar nga qeveria që rritja për pensionet të jetë 30 për qind dhe të përfshijë të gjitha kategoritë. “Përqindja e rritjes ende nuk dihet, kur të komunikon qeveria del edhe për pensionistë, por kryesorja është se në këtë rritje janë përfshirë edhe pensionistët. Ne kemi kërkuar 30 për qind për të gjitha kategoritë, a do të pranojnë apo jo, kjo është çështje e qeverisë”, tha Kajtazi.
Në Kosovë llogariten mbi 113 mijë pensionistë marrin nga 60 euro në muaj, ndërkaq mbi 35 mijë pensionistë llogariten të jenë kontribut-pagues që marrin nga 112 euro në muaj.
Pensionistët kontribut-dhënës e mirëpresin vendimin e qeverisë për rritjen e pensioneve.
Pensionisti, Bali Sopa 84 vjeç, ka punuar në ndërmarrjen “Ramiz Sadiku” 34 vjet me radhë. Ai thotë se të gjithë pensionistët jetojnë në kushte të vështira, pasi shuma që marrin nuk mjafton për gjëra elementare. “Qeveria sipas mundësisë buxhetore i ndan. Unë marr 112 euro, nuk mjaftojnë as për barna. Ne pensionistëve na kanë lënë shumë mbrapa. Edhe pensionet e pleqërisë duhet të rriten sepse edhe ata duhet të jetojnë”, thekson Sopa.
Ekonomisti Hasan Blaku, tashmë pensionit, thotë se pensionistët me vite janë diskriminuar, madje sipas tij, kjo pjesë e shoqërisë ka kaluar në gjendje të mjerueshme.
Ai ndërkaq dyshon se rritja e pensioneve, mund të sjellë ndonjë ndryshim të madh, për shkak se baza e pensioneve është shumë e ulët. “Ata deputetë që janë në Kuvend të Kosovës, ata janë bijtë dhe bijat tona. Ata duhet të kenë kujdes për prindërit e vetë. Dhe të kenë parasysh që sa më shpejt të aprovohet ligji për pensione. Të gjithë pensionistët, qoftë kontribut pagues, qoftë të pleqërisë, qoftë invalid, skajshmërisht jeta e tyre është rrezikuar, sepse nuk kanë mjete as për barna, e mos të flasim për shërbimet tjera”, thekson Blaku.
Idrizi është një pensionit tjetër kontribut-pagues. Ai konsideron se qeveria në rend të parë është dashur të rrisë pensionet e pleqërisë, pastaj të mendojë për kontribut-paguesit. “Ma mirë ka qenë dashur të rriten pensionet e pleqërisë, sepse ata kanë vetëm 60 euro, ndërkaq ne se paku shpresojmë se na rrisin, e ata kurrë. Ma mirë ka qenë që atyre t’iu rriten pensionet për 10 euro, e për ne hiç”, thotë Idrizi.
Ndryshe, për rritjen e pensioneve kjo kategori e shoqërisë, ka protestuar disa herë.
Kërkesat e tyre kanë qenë që të bëhet kategorizimi i pensionistëve dhe pensionet të jenë 60 për qind të pagës mesatare në Kosovë, që në bazë të kësaj kërkesë, sipas tyre, pensionet duhet të fillojnë nga 120 deri në 250 euro në muaj. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Thuaj tungjatjeta lagjës tënde të re](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/f1309527-e577-4288-a563-50c1d2040ec2-780x439.jpg)
Thuaj tungjatjeta lagjës tënde të re
![Vetura juaj e re – Një premtim i mbajtur nga ne!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/6cb31657-1f09-407d-9a4c-fc5a9aaa2be9-780x439.jpg)
Vetura juaj e re – Një premtim i mbajtur nga ne!
![Dashuria fillon në Central Park!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Foto-Artikull-1-780x439.png)
Dashuria fillon në Central Park!
![Krijuar nga e ardhmja - GO+ sjell produktin e parë të realizuar nga AI!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/1130-x-635-1-780x439.png)
Krijuar nga e ardhmja - GO+ sjell produktin e parë të realizuar nga AI!
![Dashuria lëviz botën, IP Petrol lëviz makinën tuaj!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/1130x635-780x439.jpg)
Dashuria lëviz botën, IP Petrol lëviz makinën tuaj!
![BQK shton dy shërbime financiare në platformën shtetërore eKosova](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/bqk-ekosova-trusti_02-2048x1365-1-780x439.jpeg)
BQK shton dy shërbime financiare në platformën shtetërore eKosova
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/zvcer-780x439.jpg)
Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje
![Edhe Daut Haradinaj reagon për Gjestin: Ai është një bir shqiptari](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/duatititit.jpg)
Edhe Daut Haradinaj reagon për Gjestin: Ai është një bir shqiptari
![Loredana dhe Valbona nuk mund të këndellen nga ikja e Jozit prej BBVA, vazhdojnë të qajnë dhe vajtojnë teksa lexojnë letrën e tij](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/LOREDDANJA.jpg)
Loredana dhe Valbona nuk mund të këndellen nga ikja e Jozit prej BBVA, vazhdojnë të qajnë dhe vajtojnë teksa lexojnë letrën e tij
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/gjessst.jpg)
"Po e shkel Kosovën me këmbë", Gerta, Laerti e G Bani në debat të ashpër me Gjestin pas përjashtimit të Jozit
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/Lukas-Mandl-shefi-i-Misionit-te-BE-se-per-Vezhgimin-e-Zgjedhjeve-Raporti-i-zgjedhjeve-lokale-foto-Ridvan-Slivova-4-780x439.jpg)
"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim
![Katër shembuj të “mbështetjes së pafund” të Trumpit për Izraelin](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_2-10-780x439.png)
Katër shembuj të “mbështetjes së pafund” të Trumpit për Izraelin