LAJMI I FUNDIT:

Rritet numri i super të pasurve

Rritet numri i super të pasurve

Pasuria e individëve që zotërojnë më shumë se 30 milionë dollarë në asete, ka arritur një nivel rekord gjatë vitit 2014.

Por studimi, që është kryer në nivel global, nxjerr në pah se mungesa e diversifikimit do të thotë se kjo pasuri nuk është e mbrojtur nga goditjet në sistemin financiar. Sipas raportit të publikuar nga UBS, 12 mijë e 40 nga këta super të pasur u formuan gjatë vitit kalendarik që u mbyll në qershor të 2014. Kjo do të thotë një rritje prej 6 për qind, krahasuar me vitin e kaluar, duke e çuar numrin e milionerëve në një rekord prej 211 mijë e 275 persona.

Në vitin 2013, Prodhimi i Brendshëm Bruto në Shtetet e Bashkuara rezultoi në rreth 17 trilionë dollarë. Kjo do të thotë se super të pasurit kanë një pasuri rreth 2 herë më të lartë se ekonomia më e madhe në botë. Raporti nxjerr gjithashtu në pah se proporcioni është jashtëzakonisht i lartë, krahasuar me pasurinë e tyre në “cash”.


Sipas raportit, shumica e milionerëve e kanë ngritur vetë pasurinë e tyre, përfshirë ngritjen e bizneseve private. Parashikohet gjithashtu, që numri i super të pasurve të rritet në 250 mijë gjatë 5 viteve të ardhshme, ose me 18 për qind krahasuar me të dhënat e këtij viti.

Amerika e Veriut dhe Europa vazhdojnë të dominojnë, me Shtetet e Bashkuara që qëndrojnë në vendin e parë me një numër prej 69 mijë e 560 individë. Por Azia do të jetë rajoni që do të njohë rritjen më të shpejtë, sa i përket super të pasurve. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Minimi i 8-të, sot bllokohet sërish segmenti i rrugës Kijevë-Dollc

Minimi i 8-të, sot bllokohet sërish segmenti i rrugës Kijevë-Dollc

Ekonomi
​Qytetarët thonë se ndihen të mashtruar nga 'marketet' për mosvendosjen e ekraneve nga ana e konsumatorëve

​Qytetarët thonë se ndihen të mashtruar nga 'marketet' për mosvendosjen e ekraneve nga ana e konsumatorëve

Ekonomi
Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

Ekonomi
Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2

Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2

Ekonomi
Hapni dyert e mundësive: Ftohen bizneset kosovare të marrin pjesë në eventin me eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik

Hapni dyert e mundësive: Ftohen bizneset kosovare të marrin pjesë në eventin me eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik

Ekonomi
POLI, sallama që dallohet prej tjerave – nga mishi i pastër i pulës, me më pak ruajtës

POLI, sallama që dallohet prej tjerave – nga mishi i pastër i pulës, me më pak ruajtës

Ekonomi
Kalo në kategori