Rritet numri i qytetareve për mamografi falas pranë Spitalit Amerikan në Prishtinë

Spitali Amerikan në Prishtinë mundëson mamografi falas edhe përgjatë muajit nëntor. Rastet e dyshimta do të kenë mundësi të bëjnë konsultë falas me kirurgun onkolog. Gjatë muajit dhjetor, mamografia do të ofrohet me 50% ulje për të gjitha gratë e interesuara.
Ndryshe nga çdo parashikim i mundshëm, në dyert e Spitalit Amerikan në Prishtinë kanë trokitur me qindra gra për të kryer këtë ekzaminim të ofruar falas.
“ Numri i grave që janë regjistruar në Spitalin Amerikan për të kryer mamografinë, tejkalon çdo parashikim. Kjo tregon se ky institucion ka realizuar misionin e tij, që të sensibilizojë dhe të nxisë grupmoshat e grave mbi dyzet vjeç të vetëdijesohen për shëndetin e tyre, të kryejnë një kontrollim fillestar dhe të mund të diagnostikojnë dhe parandalojnë në kohë pasojat e sëmundjes së rëndë siç është kanceri i gjirit”, ka thënë radiologu i Spitalit Amerikan, Mr.Sc.Dr.Bujar Gjikolli.
Duke u solidarizuar me nevojën e qytetareve kosovare për të kryer këtë ekzaminim, Spitali Amerikan mundëson edhe për muajin nëntor mamografi falas për gratë që e prenotojnë këtë kontrollim dhe njëkohësisht deklaron se në datën 10 tetor mbyll terminet për prenotime për mamografitë falas, të cilat do të kryhen gjatë muajit tetor dhe nëntor.
Për më tepër, Spitali Amerikan ka vendosur që të ofrojë konsultë falas te kirurgu onkolog për të gjitha gratë që kanë kryer mamografinë në spitalin tonë dhe kanë indikacione për një konsultë të tillë.
Për shkak të interesimit të madh, në vazhdimësi të këtij vendimi në Spitalin Amerikan në Prishtinë, gjatë muajit dhjetor mamografia do të ofrohet me 50% ulje për të gjitha gratë e interesuara.
Deri me 8 tetor 2012, në Spitalin Amerikan janë lajmëruar 425 gra të interesuara për të kryer mamografinë ndërsa 70 prej tyre kanë kryer këtë ekzaminim gjatë javës së parë të fushatës.
Mijëra gra vuajnë nga kanceri i gjirit. Afërsisht një në nëntë gra preken nga ky kancer. Diagnostikimi në kohë parandalon kancerin e gjirit! Kryerja e mamografisë ul ndjeshëm vdekjen nga kanceri i gjirit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Zgjoheni të lodhur? Mjeku tregon se si të llogarisni kohën ideale për të shkuar në shtrat

Si duket procesi i fekondimit in vitro? Videoja që është parë nga miliona njerëz shpjegon gjithçka

Çfarë do të ndodhte nëse në vend të kafes do të pinit çaj?

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë