LAJMI I FUNDIT:

Rritet eksporti në Maqedoni në pesë muajt e parë të vitit

Rritet eksporti në Maqedoni në pesë muajt e parë të vitit
Foto: Ilustrim

Vlera e këmbimit të përgjithshëm tregtar të Maqedonisë në periudhën janar-maj të këtij viti arrin 4.675.277.000 euro, njofton Telegrafi Maqedoni.

Siç bëri të ditur sot Enti Shtetëror për Statistikë, eksporti i mallrave nga Maqedonia, në pesë muajt e parë të këtij viti arrin 1.964.512.000 euro dhe shënon rritje prej 15,1 për qind në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit paraprak.

Vlera e mallit të importuar, megjithatë, arrin 2.710.765.000 euro, që është për 12,1 për qind më shumë në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.


Deficiti tregtar, në periudhën janar-maj të këtij viti arrin 746.253.000 euro. Mbulimi i importit me eksportin, në pesë muajt e parë të këtij viti arrij 72,5 për qind.

Këmbimi tregtar sipas prodhimeve tregon se në eksport, më e madhe është pjesëmarrja e katalizatorëve të bartësve me metalet e çmuara ose komponimet e tyre, setet e përçuesve për ndezje dhe të ngjashme, për automjete, aeroplanë ose anije, feronikel dhe veshje. Në import, më shumë janë të përfaqësuar platini dhe legurat e platinit, të papërpunuar ose pluhur, vajrat e naftës dhe vajrat e marra nga mineralet bitumioz (përveç lëndëve të para), metale tjera nga grupi i platinit dhe legurat e tyre, të papërpunuara dhe në formë të pluhurit dhe energjia elektrike.

Në periudhën janar-maj të këtij viti, sipas vëllimit të përgjithshëm të këmbimit të jashtëm-tregtar, Maqedonia më së shumti ka tregtuar me Gjermaninë, Britaninë e Madhe, Greqinë, Serbinë dhe Bullgarinë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pejani vendosi dy GPS në veturën e të dashurës dhe shpërndau fotografi denigruese në emër të saj – kërkohet paraburgim

Pejani vendosi dy GPS në veturën e të dashurës dhe shpërndau fotografi denigruese në emër të saj – kërkohet paraburgim

Kronika e Zezë
Vizita e Rutte në Kosovë – policia me masa të shtuara të sigurisë për delegacionin e NATO-s

Vizita e Rutte në Kosovë – policia me masa të shtuara të sigurisë për delegacionin e NATO-s

Lajme
Driton Selmanaj kërkon rinumërim të përgjithshëm të votave dhe përsëritje të votimit të diasporës

Driton Selmanaj kërkon rinumërim të përgjithshëm të votave dhe përsëritje të votimit të diasporës

Lajme
Rikthehen për dy muaj kontrollet në pikën kufitare Kosovë-Shqipëri

Rikthehen për dy muaj kontrollet në pikën kufitare Kosovë-Shqipëri

Lajme
Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Lajme
I djegin 400 trupa me arra dhe i dëmtojnë sistemin e ujitjes - policia nis hetimet

I djegin 400 trupa me arra dhe i dëmtojnë sistemin e ujitjes - policia nis hetimet

Kronika e Zezë
Kalo në kategori