LAJMI I FUNDIT:

Rritet eksporti i mallrave nga Maqedonia

Rritet eksporti i mallrave nga Maqedonia

Vlera e përgjithshme e eksportit të mallrave nga Maqedonia në periudhën janar-nëntor të vitit 2016, është 24.950.630.000 denarë (4.364.227.000 dollarë) dhe shënon rritje prej 5,4 për qind në krahasim me të njejtën periudhë të vitit 2015, publikoi sot Enti Shtetëror për statistikë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Vlera e mallit të importuar, madje, në periudhën janar-nëntor vitin e kaluar ka qenë 339.520.438.000 denarë (6.130.290.000 dollarë) që është për 5,2 për qind më shumë në krahasim me të njejtën periudhë të vitit 2015.

Deficiti tregtar, në periudhën janar-nëntor të vitit 2016, është 97.569.807.000 denarë, ndërsa mbulimi i importit me eksport 71,3 për qind.


Këmbimi tregtar sipas produkteve tregon se në eksport më e madhe është pjesëmarrja e katalizatorëve të bartësve me metale të çmuara ose komponime të tyre, sete të përçuesve për ndezje dhe të ngjashme, për automjete, aeroplanë ose anije, feronikeli dhe rrobat, njofton AIM.

Në import, madje, më shumë janë të pranishme platini dhe legurët e platinit, të papërpunuara ose në pluhur, vajrat e naftës dhe vajrat e fituara nga mineralet bituminoze (përveç të papërpunuara), metalet e tjera nga grupi i platinit dhe leguret e tij, të papërpunuara ose në formë të pluhurit dhe energjia elektrike.

Sipas vëllimit të përgjithshëm të këmbimit të jashtëm tregtar, në periudhën janar-nëntor të vitit të kaluar, Maqedonia më së shumti ka tregtuar me Gjermaninë, Britaninë e Madhe, Serbinë, Greqinë dhe Bullgarinë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Arrestohet një serb i dyshuar për krime lufte në Kosovë, Prokuroria Speciale jep detaje

Arrestohet një serb i dyshuar për krime lufte në Kosovë, Prokuroria Speciale jep detaje

Drejtësi
Lushtaku paralajmëroi fundin politik të Limajt, reagojnë nga Nisma: Për këtë vendosim ne

Lushtaku paralajmëroi fundin politik të Limajt, reagojnë nga Nisma: Për këtë vendosim ne

Lajme
Haradinaj: Kurti është e keqja, na la pa NATO-n, ShBA-të e BE-në

Haradinaj: Kurti është e keqja, na la pa NATO-n, ShBA-të e BE-në

Lajme
Feith thirrje Kosovës: Mos e merrni të mirëqenë mbështetjen e SHBA tani e tutje

Feith thirrje Kosovës: Mos e merrni të mirëqenë mbështetjen e SHBA tani e tutje

Lajme
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Të mërkurën nis numërimi i votave të diasporës

Të mërkurën nis numërimi i votave të diasporës

Lajme
Kalo në kategori