Në vitin 2015, buxheti për barnat në Kosovë do të jetë për 14.5 milionë euro më shumë. Kjo, pasi që Qeveria e Kosovës, përmes Ministrisë së Financave, Komisionit për Buxhet dhe Financa të Kuvendit të Kosovës, i ka ndarë këto para nga kursimet buxhetore që i ka bërë në projektbuxhetin e vitit 2015, të cilat janë miratuar në tërësi.
Izet Sadiku, këshilltar në Ministrinë e Shëndetësisë, ka thënë se ndarja e mjeteve për sistemin shëndetësor, tregon interesimin, siç thotë ai, të Qeverisë së re për ta ndihmuar këtë sektor.
Ai shpjegon për Radion Evropa e Lirë se 4 milionë euro do të shkojnë në blerjen e barnave, derisa 10.5 milionë euro janë ndarë për çështje të kontratës kolektive. “Duhet përmendur se për herë të parë është prioritet qeveritar shëndetësia, duke e shtuar buxhetin. Kjo tregon se ministri është shumë i informuar për problemet që i ka pasur shëndetësia. Kjo ndarje do të jetë një infuzion për shëndetësinë duke ndërmarrë edhe hapat tjerë ku përveç nevojës për barna ka edhe probleme tjera, që lista vitale të jetë gjithmonë e mbuluar nga shteti”, thotë Sadiku.
Ndërkaq Shpend Fazliu, zëdhënës në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ka thënë se rritja e buxhetit për barna, do ta përmirësojë furnizimin me barna, material shpenzues si dhe citostatikë. “Drejtori i përgjithshëm ka kërkuar nga shefja e barnatores qendrore në kuadër të QKUK-së që menaxhon me tërë farmaceutikën që të bëhet një plan konkret ideor që të përmirësohet dukshëm furnizimi. Njëkohësisht të ngrihet furnizimi për listën vitale dhe esenciale pasi që janë të domosdoshme për trajtimin e pacientëve”, shprehet Fazliu.
Ai thotë se tashmë planifikimi i nevojave për barna është bërë dhe dorëzuar në barnatoren qendrore. “Plani është në përgatitje e sipër. Realisht planifikimi në kuadër të klinikave është bërë dhe është dorëzuar në barnatoren qendrore të QKUK-së. Barnatorja do ta hartojë një plan të përgjithshëm qoftë nga spitalet e përgjithshme apo edhe klinikat dhe të dihet se cilat do të jenë kërkesat”, bën të ditur Fazliu.
Sidoqoftë, buxheti për barna gjatë vitit 2014 ka qenë rreth 21 milionë euro, derisa për këtë vit është rritur për rreth 25 për qind. /Rel/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

A mund te jetë një biznes edhe fitim-prurës edhe i dobishëm për shoqërinë? – Flasin nga Kompania KIVO

Sot, shtëpia botuese “Dukagjini” promovon librin “Rrethi i vrasjeve një trup në liqen” nga autorja Iva Procházková

Peci: Brenda dy javësh hapet thirrja që fermerët të aplikojnë për subvencione

Qytetarët thonë se ndihen të mashtruar nga 'marketet' për mosvendosjen e ekraneve nga ana e konsumatorëve

Peci: Brenda dy javësh hapet thirrja që fermerët të aplikojnë për subvencione

Hapni dyert e mundësive: Ftohen bizneset kosovare të marrin pjesë në eventin me eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik

Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2

Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

POLI, sallama që dallohet prej tjerave – nga mishi i pastër i pulës, me më pak ruajtës

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri