LAJMI I FUNDIT:

Rriten harxhimet për ndërtimin e shtëpive

Rriten harxhimet për ndërtimin e shtëpive

Në kuartalin e dytë në krahasim me kuartalin e parë të këtij viti, harxhimet në ndërtimtari për objekte të reja për banim individual janë më të larta pë 2%, për materiale për 1.3%, ndërsa harxhimet për të punësuarit për 3.5%, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Ashtu siç publikoi Enti shtetëror për Statistikë, në kuartalin e dytë 2016, në krahasim me kuartalin e dytë të vitit të kaluar, harxhimet në ndërtimtari për objekte të reja për bënim individual janë më të ulëta për 2.7% dhe për 5.5% për materiale, ndërsa janë më të larta për 4.9% harxhimet për të punësuarit. /Telegrafi/