Rri drejt e fol shtrembët
Në kohën e territ informativ në Kosovë lindi RTK-ja, jo si pasuese e RTP-së, pronësinë e së cilës e kontestonte Sindikata e Pavarur e RTP-së, duke bërë kërkesa të vazhdueshme sindikale, por edhe ligjore për bashkëpronësi. Nuk patën sukses as atëherë kur u futën në grevë urie…, askush nuk qan kokën më për këtë të drejtë humane dhe demokratike, as atëherë kur e bënin familjarët-nënat e të pagjeturve, ishte ky një sinjal se shoqëria kosovare ka humbur sensin e solidaritetit.
Sa ishte i pavarur RTK-ja, nuk mund të them, ngase kjo e drejtë është e rezervuar për teleshikuesit në Kosovë, por sondazhet flisnin se ai është televizioni më i shikuar, edhe pse ishte ne konkurrencë të vazhdueshme me dy televizionet tjera qendrore KTV dhe RTV 21. Sigurisht në rritjen e shikueshmërisë së këtij mediumi, ishin edhe shumë emisione origjinale, por edhe teknologjia pak më e avancuar, pastaj kuadri i ri dhe puna e përditshme në kryerjen e detyrave.
Dorëheqja që ofroi drejtori i përgjithshëm i RTK-së, Agim Zatriqi, erdhi si pasojë e interesave të brendshme, dhe i përzierjes drejtpërdrejt nga jashtë, por deri sa këtë nuk e thotë drejtori, të cilit iu aprovua dorëheqja nga bordi i saj me afat të skaduar, çdo gjë mbetet në nivelin e spekulimeve dhe të thashethemeve, deri në momentin kur Agimi vet nuk i paraqet shkaqet e vërteta.
Teleshikuesi nga jashtë i skenës së saj programore mund të ndërton mozaikun e vet duke u përpjekur të stivos ndonjë "gur" laraman, por mund të them se goditjet kanë filluar qysh më herët, atëherë kur një grup përfaqësuesish institucional që përfaqësonin Kosovën ishin tubuar t’i argëtojnë qytetarët dhe veten me një lojë të re "axhamillëku" rrëzimin e kunjave me b*le duke i bërë të qeshen teleshikuesit parapagues të obliguar të RTK-së.
Për të qenë argëtimi më në nivel kujdeseshin moderatorët e emisionit "dhëndëri dhe nusja", moderatorë të emisionit "Jeta në Kosovë", duke i shpërblyer fituesit me një kunj dhe me një b*le. Edhe fituesit ishin atraktiv, atëherë, ishin të përzgjedhurit nga koalicioni qeverisës, LDK në përbërje komplete: Ismet Beqiri, Melihate Tërmkolli e Isa Mustafa fituan kunjin, ndërsa bol*n asaj radhe e fitoi formacioni i PDK-së Xhavit Haliti, Fatmir Limaj dhe Vlora Çitaku (sigurisht ky spektakël i vërtetë i kujtohet lexuesit).
Bukuria e atij manifestimi shumë "kulturor", sponzorohej nga tatimpaguesit kosovarë, përfundimisht u dha një pasqyrë reale e lojës "hajde lujna k…" me qytetarët e Kosovës. Atyre pra u servohej një "show-çervish", në të cilin merrnin pjesë të gjithë nën një çati, që nga politikanët përfaqësues partiak dhe të institucioneve që po krijonin ngadalë estradën e institucionalistëve e deri ata të KEK-t, SHPK-së, TMK (atëherë)… dhe RTK-ja si organizatorë, i gjithë ky spektakël bëhej për t’u argëtuar qytetarët.
Qysh atëherë nuk kishte ndonjë shqetësim të shikuesve, meqë shpresoj që herën tjetër do të garonin mjekët, pacientët e Termokosi, pastaj përfaqësuesit e arsimit, arsimtarët dhe rrugaçët të cilët gati për çdo ditë aranzhonin garat në "fullkontact" para shkollave në të gjitha nivelet, pastaj pritej të vazhdohet me gazetarë, sharraxhinjë, punëtorë krahu…
U dashtë vetëm një emision i tillë "show" dhe të dal rrëmbyeshëm dufi "titistë" kundër "titistë", bile kunji u krahasua me stafetën e rinisë, atëherë, e cila me nostalgji shtrëngohej fuqishëm nga fituesit e kunjit "demokratik", këtë krahasim e bënte delegacioni që fitoi b*len.
Ishte ky nënçmimi më i keq që ndonjëherë i ishte bërë institucioneve kosovare, të cilin e bënin vetë institucionalistët, ishte ky një "show-kiç" që po krijonte një publicitet atraktiv "kalegulian" i cirkusantëve institucionalë dhe i publikut, i cili argëtohej me sharmin e duetit "nuse e dhëndër" nga Kosova.
Ku..ku… medet sa poshtë kishte rënë katundi!
Sa është i rëndë serioziteti i institucioneve veç po shihet, por edhe politika programore e këtij mediumi dukej disi e çuditshme, rriste nivelin e garimit partiak, duke i motivuar reprezentuesit e pavarësisë së Kosovës me kunj e b*le.., që atëherë u pa dhe u vërtetua se cila do të ishte shenja dalluese e pavarësisë, si ajo e himnit, por edhe e flamurit?
Në Amerikë u pat dënuar një kongresmen me tetë vite burg meqë kishte fyer qeverinë amerikane publikisht, ngase ai ishte përfaqësues i institucionalizmit amerikan, edhe pse atij nga gjyqtari i shprehej mirënjohja për të gjitha angazhimet që kishte bërë deri atëherë, për Amerikën, por e tërë kjo nuk i jepte atij të drejtën të përqesh institucionet e pushtetit në qeverisje, por edhe të shfrytëzoj lidhjet politike për të përfituar materialisht, raste që aq shpesh po ndodhin nga të pushtetshmit në Kosovë.
Po ai "show" "nuk" ishte ndonjë fyerje e rëndë publike për qytetarët e Kosovës, të cilët edhe sot po rropaten me përditshmërinë gjithnjë e më të zymtë, ndërsa të zgjedhurit e tyre keqpërdorin paranë publike me lojë kunjash e b*lesh, e ata nuk i pyet askush për politikën programore të këtij mediumi publik, as për skemën financiare të mbijetesës, çdo gjë krijohet dhe mbyllet larg syve të opinionit, ku politika gërryen pareshtur, nuk e di kur do të vije koha kur qytetari do të votoj drejtpërdrejt për ta, bordet e institucioneve publike, ngase ai paguan.
Dhe përfundimisht qytetarët duhet ta kenë të qartë përgjithmonë pse rrahet dhe burgoset "Vetëvendosja" , ngase ata janë të tjerë, nuk janë "showmen" dhe hajgaraxhinjë estradash, ata e përjetojnë shumë rëndë shkeljen e përditshme të dinjitetit të qytetarit. Koha e tyre do të vjen patjetër, koha e të rinjve të cilët fjalën dinjitet e kuptojnë shumë seriozisht. Koha punon për ta, deri atëherë do të stivosemi nga njëmendësia kudo në media. Ndoshta dorëheqja e Agim Zatriqit do t’ua hap rrugën të tjerëve për të bërë të njëjtën gjë, për t’u treguar të tjerëve se jeta në demokraci duhet të jetë e përgjegjshme. Athua do të jetë kjo dorëheqje sinjal për zhvillime të tjera demokratike mbetet të shihet, për këtë Agimi meriton admirim.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë"Po e shkel Kosovën me këmbë", Gerta, Laerti e G Bani në debat të ashpër me Gjestin pas përjashtimit të Jozit
Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në
"Ku ke qenë në luftën e Kosovës, çfarë ke bërë në 99' për vendin budalla", G Bani i drejtohet me fjalë të ashpra Gjestit pas përjashtimit të Jozit
Gjesti tallet me Jozin pas daljes dhe i kushton këngë: Ai nuk është më me ne, na ka sharë e ofenduar - në fund Vëllai i Madh e ka përjashtuar
Leonora Jakupi eskalon ndaj Jozi Markut: O i pa fe, o fëlliqësirë - e nderove babain tënd që ka qenë pjesë e UÇK-së
"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë një zgjidhje praktike, pa kërcënim
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Krizë lëndimesh te Real Madridi: Ancelotti fton "Van Dijkun e ri" në skuadër
Donald Trump krijoi Fondin Sovran - cilat vende e kanë dhe pse është e rëndësishme?
Një tjetër shans për Gertën: 'Po' ose 'Jo' - publiku vendos nëse ajo duhet të vazhdojë rrugëtimin e saj në Big Brother VIP Albania
Zelensky ofron furnizim me minerale për SHBA-në në këmbim të mbështetjes ushtarake
Ledion Liço njofton se spektakli i së shtunës anulohet për shkak të zgjedhjeve në Kosovë: BBVA ka treguar se sa të bashkuar janë shqiptarët
Shala, Januzi dhe Bahtijari pranuan fajësinë e u dënuan, Haradinaj: Populli vendos – heronj apo dështakë?