E kam zënë arushën, nënë! Lëshoje, birë se ku ti e ku arusha!
Po e lëshoj nënë, por kjo nuk po më lëshon!
Duhet me fitue gjithqysh! Me çdo kusht! Duhma e rëndë e… fitores! Mesia lokal i cili deklaroi se nuk mund të lejojë që Kosova të bjerë në duar të gabuara, hyri në koalicion me vet Pirruan, për të mos lejuar duart e gabuara t’i marrin Kosovën! Nga duart e tij! Edhe të shokëve të tij! Veç ato duar janë të duhurat!
Kështu kompletohet pamja për fitoren e fundit të shokut Pirrua! Pirrua në këtë storje është lokal! Nuk ka përmasat botërore! Merreni veç si metaforë në funksion të shpjegimit të krejt kësaj çka ndodhi këto ditë. Edhe pse nuk e ka askush ndonjë shpjegim të thjeshtë. Do të thonë ishte thjesht konjuktura dhe do të nxjerrin dëshmitarë krizën në Ukrainë, rolin e Turqisë dhe krimin e organizuar. Edhe korrupsionin! Edhe arushën! Kur don arusha, kollaj është!
Në fakt krejt kjo ishte veç një lojë lokale, me asistim ndërkombëtar! Ajo ndjenja kur je në vaskë dhe ke ndjenjën e furisë së motoskafit që të nxjerr në tokën e lirë, atje ku jetojnë njerëz normalë, të lindur e rritur në liri! Të atillë që reagojnë parashikueshëm. Pra, kjo ide u shua, përkohësisht! Nuk kalohet deti me vaskë, Isa! Apo, Albin! Keni mundur thjesht me i thanë detit “hapu” dhe ai do të hapej! Por, me vaskë… jo! Nuk kalohet ashtu, deti!
Nejse, kryesorja u rehatuan interesat ndërkombëtare. Pa u rehatua ato, s’ka as rehati në shtëpinë tonë të vogël. Të gjitha marrëveshjet e kontratat do të nënshkruhen shpejt. I nënshkruan, Pirroja!
“Ishte ngushtë kësaj radhe”, më tha një militante e mikro-partisë më të madhe në botë. Kështu, ne do ta bartim mbi shpinë këtë oligarki që na i rriti rrogat, sikur peshën e mëkateve tona. E pra, nuk e kanë pasë lehtë, me na i marrë paret prej një xhepi e me na i dhanë në xhepin tjetër! Me aq zhurmë e retorikë absurde, thuajse po na i japin të vetat!
Përndryshe, si popull ne nuk kemi interesa. Na mjafton paqja dhe donacionet. Pranojmë çdo marrëveshje në emrin tonë! Dikur edhe kinezët na e patën përmendur këtë fakt. Nuk harxhojmë shumë ne, ndoshta as sa minjtë në hambarët e superfuqive. Ballafaqimi me përmasat tona reale po duket këndellës edhe pse i dhimbshëm.
Sa herë e kemi ne në dorë, e…! Fatlumnisht, asnjëherë nuk e kemi krejt në dorë!
Por, ky nuk është në fakt fillimi i kësaj kolumneje. Është veç një hyrje pa takt. Sikurse edhe vet ky vikend zgjedhor. E unë këtë kolumne krejtësisht politike, po e filloj me një idile pranë bregdetit. Atij bregdetit ku thuhet se, dikur moti, pasi ishte thyer ushtria e Skënderbeut, një ushtar osman kishte vrapuar mbi kalë drejt bregut të detit dhe pastaj me krejt fuqinë e kishte hedhur shtizën e tij andej, kah ai mendonte se duhej të ishte shtëpia e përfaqësuesit të Zotit në tokë, pra drejt Vatikanit. Nejse, shigjeta fluturoi veç dhjetëra metra dhe humbi në ujin me krip të Adriatikut. Papa nuk kuptoi asgjë për këtë gjest të pahijshëm! Për këtë ëndërr të koalicionit! Por, kjo storje nuk ka të bëjë me historinë. Askush nuk mëson nga historia, prandaj përsëritet!
Një fëmijë verën e kaluar po qëndronte në të njëjtin breg të detit dhe po hidhte rrasuka (guralecë të rrafshët) mbi sipërfaqen e ujit. Guralecët pasi fërkoheshin për syprinën e butë, të detit, dhe kërcenin me metra tutje për të krijuar kështu një figurë e cila sikur i lidhte jo vetëm valët e brishta, por edhe fijet e mendimeve.
Derisa guraleci pashitej në fund të detit, opozita kosovare duket se i ka vjedhur lojën, çunit.
Opozita ka marue petulla në ujë, kësaj radhe, po më thoshte një idealist i cili kurrqysh të pajtohej se edhe votuesit janë të korruptueshëm! Nuk votohet më i miri, miku im, por secili e voton të vetin! Më i miri nuk ekziston!
Derisa po e kujtoja metaforën për fëmijën që po mbaronte petulla mbi ujë, nuk mund t’i ikja idesë se po flisnim për opozitën e shkapërderdhur kosovare e cila po projektonte fitore të mëdha, ende pa i kaluar nëpër kutitë e votimit. Përndryshe, kur jemi te kutitë, u shfaq një mungesë e çuditshme fletëvotimesh në vendvotime. Gojëkëqinjtë thanë se kaq i kanë tepruar koalicionit nga mbushja preventive e kutive. Kjo i bjen, mos me ia lënë këtë punë në dorë të fatit, apo ruena Zot… popullit. S’e ku di populli sa guxon me e lëshue dorën me votën. Mundet me votue përsëri 140 për qind! Mos e dhashtë Zoti. Por, institucionet e pavarura reaguan shpejt dhe thanë se fletëvotime ka për të gjithë. Tash nuk e kam të qartë se a është më mirë që nuk kishte fletëvotime, apo që kishte sa të duash. Por, gjithnjë kam menduar se parimi një votues – një fletëvotim, është krejt në rregull.
Përndryshe, qysh mos me fitue Mesia i ri, të cilin ndërkombëtarët po e krijojnë për masën tonë!
Pak llafazan, pak dallaverxhi, pak idealist, pak mish e pak peshk… krejt nga pak! Krejt punët i din!
Sidoqoftë, nuk ia mori mendja me shkue vet në garë! Dy parti të Zotit i kishte me vete në koalicion. Edhe dy të tjera! Krejt pesë! Të krishterë e myslimanë, në një koalicion, ku do të bëjnë kompromise me demokracinë. Ti më lejo mua shaminë e unë ty…!
Te ne as përfaqësuesit e Zotit nuk i rezistojnë tundimit me u marrë me politikë, se politika është gjithçka. Besim! Sidomos biznes! Me dashtë politika sa qel e mshel sytë ti bëhesh shpi! Me ta marrë inati bëhesh rast social.
E në fushatën e fundit, Mesia i cili prej rastit social është bërë milioner, e i cili nuk pati guxim që Kosovën me ia lënë në dorë askujt, i ndau me zemërgjerësi paret tona, pra paret e Buxhetit. E vuri njëlloj tatimi progresiv të përkohshëm, veç në prag të fushatës. Kryesisht i rehatoi votuesit e vet, se opozita nuk e hetoi këtë mirësi. Zoti ua ktheftë me të njëjtën monedhë, uruan disa!
Por, këtyre nuk ka nevojë me u dhënën Zoti, se këta e marrin vet.
Tash do të thoni kush ishte Pirrua në këtë tregim, kur Mesia lokal nuk po lufton për fitore! Ai veç po e mbron… veten! Nuk e di a e ka më keq nëse fiton apo nëse humbë!
Ky duket të jetë rrethi vicioz i fitores!
Lëshoje arushën, biro! Ku ti e ku arusha! Kështu thoshte, populli!
Shumë llafe edhe ky… populli!
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëVetaksident në Pejë, vdes shoferi i automjetit
Barcelona synon ta përforcojë mesfushën me transferimin e yllit të Ligës Premier
E kryer, Mërgim Vojvoda largohet nga Torino – por mbetet në Serie A
Sonte në Big Brother martohen Jozi dhe Loredana, por nuk ftojnë në dasmë Rozanën dhe Laertin
Zelensky thotë se “marrëveshjet e detajuara të paqes” në Ukrainë mund të arrihen vetëm mes tij dhe Trump
Moti për pesë ditët e ardhshme
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Publikohen pamjet: A po luante Real Madridi me më shumë se një kundërshtar ndaj Espanyolit?
Barcelona po e mbyll afatin kalimtar dimëror me një top transferim - Deco në negociata
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!
Bëri ndërhyrje horror në Mbappen, lojtari i Espanyolit tregoi se çfarë i tha francezit
Jozi befason me përgjigjen kur pyetet për vendin më të çuditshëm ku ka kryer marrëdhënie
Perez del kundër një top transferimi, cilësohej si zëvendësuesi i Toni Kroos