Nga: Agron Gërguri
Drama “Më e forta” është shfaqja më e re nga laboratori teatror i Fadil Hysajt – si autor i tekstit dhe regjisor, dhënë si premierë në Teatrin “Avdush Hasani” në Podujevë.
Nisur nga teksti me të njëjtin titull, drama “E forta” e August Strindbergut, Hysaj ka ndërtuar një rrëfim të ambientuar jo aq konkret si hapësirë skenike, sa si problem me fushëveprim tek shpirti i artistit – në këtë rast artistes, duke e nxjerr heshtjen deprimuese te aktores si klithmë në kupë të qiellit për të tërhequr vëmendjen për pozitën e artistit në shoqëri, dhe heshtjen si britmë kërcënuese. Edhe pse me intonime monodramatike, personazhet e Fadilit – aktorja dhe infermierja – komunikojnë në relacionin njëra flet dhe tjetra dëgjon dhe replikon me heshtje – duke fuqizuar atë që në dramaturgji shënon dialog të brendshëm e që është esenca e thënies. Sepse mu aty zien drama.
Mjeshtëria e ndërtimit të tensionit dramatik, duke shprushur brendësinë e shpirtit, e funksionalizon nemitjen e artistit dhe thekson problemin e mungesës së sistemit të vlerave. Andaj, shoqëria çdo herë e në mënyrë më drastike po e humb shikimin e nuk po e sheh atë që po e këqyr – mungesën brenda vetes. Refuzimin estetik që ia bën keqtrajtuesve të artit dhe artistëve, duke vënë në spikamë heshtjen si pasojë e nënçmimit që i bëhet komunikimit shpirtëror – në instancë të fundit, komunikimit kulturor – Hysaj e bën duke ballafaquar dy botë me bërthamë të së njëjtës gjini, por me profesione, ambicie e përkushtime të ndryshme. Edhe pse të dyja janë gra, ato shpalosin çështje dhe atakojnë problemet të cilat autori i fokuson pa përdorur “izmat” që i përcjellin rëndom këto situata – me një skanim të thellë të jetës shoqërore e sociale ku mungesa e sistemit të vlerave e thjeshtëzon dashurinë në seks, duke e prodhuar fotografinë e vërtetë të jetës ku nuk do duhej të ishim si shoqëri, aq më tepër si artikulturë (ku handikap është të jesh artist).
Me Interpretim të natyrshëm minaturial, të dy aktoreve – Sheqerie Buçaj dhe Fatime Bunjaku – u shtohej doza e emocionit që akumulohej si tension deri në shpërthim. Kjo, si në skenën e aktores në takimin fiktiv me figurat skulptura që janë personazhe – aktorë e aktore, por që tashmë ato heshtin derisa ajo flet. Aktorja shfryhet para publikut dhe duartrokitjes së munguar si mirënjohje për interpretimin, siç ndodh me artistët e vërtetë. Sheqerie Buçaj po fliste me heshtje, aq sa tensionin e shfaqjes e çonte në nivelin e kuq të tensionit në barometrin e skenës, të cilën me interpretim ekspresiv krejt natyrshëm dhe besueshëm e përcillte aktorja e re Fatime Bunjaku që kishte ndërtuar personazhin me veprime foljore shprehëse (që i jepnin kuptim heshtjes aktive të aktores të rënë në depresion). Ajo kujdesej dhe shpaloste problematika të jetës që e kishin sjellur aktoren në gjendje depresioni të thellë, si një fotografi e gjendjes aktuale të shoqërisë e cila nuk njeh tjetër marrëdhënie përveç përkatësisë partiake dhe dëshirave apo frustrimeve seksuale
Çështja është a duhet të flasim me heshtje apo duke e trusur fjalën të mos dëgjohet me zë. Përveçse me shpirt, ne po shndërrohemi në hipokritë e oportunist para nevojës imanente të cilën e thërret shfaqja: është koha të përcaktohemi se çka është çka në këtë kohë kur po na servohet gjithçka e ne kemi humbur freskinë nga trashja e fesë.
Nëse artisti është barometri i shpirtit dhe aroma e suksesit të një shoqërie, atëherë pse ai nuk e ka vendin dhe trajtimin e duhur në shoqëri. Ky është mesazhi që na thotë shfaqje. Dhe jo vetëm kaq. Shfaqja prek edhe vetë nivelin e artit tek ne dhe galimatiasin e shijes artistike të cilën e përpijmë me qeshje dhe e vjellim si helm!
Skena e lakuriqësimit për herë të parë u pa në skenën e Teatrit në Podujevë. Para syve të spektatorëve ishte metaforë e bukur që zbërthente palcën shpirtin e artistit. Operimi regjisorial i Hysajt me aktoren e nemitur, jetën e së cilës e nxjerr jashtë hapësirës reale skenike si idiomë e bukur skenike – aty ku ajo takohet me personazhet aktore brenda vetes, apo aktoret personazhe, dhe skulpturohet si ata duke këlthit me gjuhë revolte para ulëseve të zbrazëta të teatrit në pritje të shpërblimit me duartrokitje (derisa ne si spektatorë realë në zhurmën e saj heshtim në veten tonë).
Krejt në fund, në mënyrë kreative Hysaj i ndërron statuset e personazheve. Infermieren e bën aktore, ndërsa aktoren e nemitur e bën infermiere – si variacion në temën e njëjtë.
Shfaqja nuk kishte efekte muzikore, duke prodhuar tinguj shpirtëror të përjetimit të heshtjes (me ndriçim që ambientonte mirë momentet psikike). Skenografi ishte funksionale, ndoshta pak e rëndë, por gjithsesi e arsyetuar me rëndesën psikologjike që ka shfaqja. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëRefuzimi amerikan ndaj kërkesës së Leka Zogut për ta përmbysur Enver Hoxhën me ndihmën e sauditëve
Gruaja serbe që ndikoi në zgjerimin e Perandorisë Otomane
Fjalë të urta popullore: Gjuha kocka s'ka e kocka thyen
Fjalë të urta popullore: Edhe diell të bëhesh, të gjithë nuk i ngroh dot!
Viti 1973, studentët nga Kosova dhe përshtypjet e tyre nga Korça
Studimi psikologjik i autoportretit fotografik: Artistët e famshëm, “selfie” me ndihmën e Gjon Milit
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova