Rreth 520 mijë vlerësohet të jetë numri i qytetarëve të Kosovës që kanë borxh ndaj institucioneve shtetërore dhe ndërmarrjeve publike me një vlerë monetare rreth 680 milionë euro, e që qeveria tashmë ka vendosur t’ua falë.
Edhe pse sipas zyrtarëve të Ministrisë se Financave , raporti përfundimtar për shumën e borxheve do të publikohet javën e ardhshme.
Për faljen e borxheve, Qeveria e Kosovës kishte marrë vendim në muajin shkurt të vitit të kaluar, kurse në muajin shtator ishte miratuar Ligji për Faljen e Borxheve Publike, me anë të të cilit përcaktohen kriteret dhe procedurat për faljen e borxheve publike për personat fizik dhe juridik deri më 31 dhjetor të vitit 2008.
Agim Dibrani, këshilltar i ministrit të Financave, për Radion Evropa e Lirë, thotë se komisioni ka hartuar listat e obligueseve të cilët lirohen nga borxhet për periudhat e caktuara.
“Paraprakisht, çdo qytetar i Kosovës duhet të aplikojë në institucionet përkatëse. Ne në këtë drejtim kemi bërë punë shumë të mirë edhe në nivelet lokale, mirëpo pjesa me ndërmarrjet publike merr një kohë më të gjatë. Brenda afatit të caktuar do të dalim edhe më shifrat përfundimtare”, tha Dibrani.
Dibrani thotë se vetëm në Korporatën Energjetikë të Kosovës borxhi llogaritet të jetë rreth 362 milion euro.
Por, sipas zyrtarëve të Korporatës Energjetike të Kosovës, borxhi i konsumatorëve ndaj kësaj korporate është rreth 255 milionë euro.
Kjo korporatë tashmë ka dërguar në Distribucionin e Furnizimit me Energji Elektrike (KEDS), listat e 63 mijë konsumatorëve për fshirjen e borxheve me automatizëm, me një vlerë prej rreth 25 milionë euro, ndërkaq kanë mbetur edhe 170 mijë konsumatorë më 230 milionë euro.
Ndryshe, Edmond Nulleshi, drejtor ekzekutiv për Shërbimet në Korporatën Energjetike të Kosovës, thotë se kjo kompani ka publikuar listat e borxhlinjve kurse komisioni i formuar bën shqyrtimin e të gjitha ankesave eventuale.
Sipas tij, borxhlinjtë më të mëdhenj janë konsumatorët e amvisërisë.
“Pjesa më e madhe e borxhit i takon konsumatorëve të amvisërisë, pastaj bizneset për shkak të strukturës se tyre, kurse industria pothuajse është zero”.
Dibrani ka deklaruar se afati ligjor për të aplikuar për faljen e borxheve është muaji tetor i këtij viti.
“Ligji është në fuqi deri më 2 tetor të vitit 2016. Deri në atë kohë qytetarët mund të aplikojnë . Mirëpo duhet të kenë kujdes që në këtë periudhë sa më herët të shkojnë dhe të aplikojnë në ato institucione ku janë borxhlinjë, në mënyrë që të realizojnë të drejtën e tyre”, tha Dibrani.
Nga falja e borxheve publike për periudhën deri më 31 dhjetor 2008, sipas ligjit në fuqi përfitojnë të gjithë personat të cilët kanë obligime të pashlyera ndaj institucioneve shtetërore dhe ndërmarrjeve publike, me kusht që të njëjtit: të kryejnë pagesën e plotë të obligimeve për periudhën nga 1 janar 2009 deri me 31 dhjetor 2014. /Rel/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Si do të ndikojnë tarifat ndaj Kanadasë dhe Meksikën në çmimet e karburantit në SHBA?

Çeli pranvera, çelen edhe zbritjet fantastike në Bau Market!

Tradita e Prizrenit në çdo kafshatë - LIRI sjell shijen e ëmbël të Ramazanit

Afati mbyllet këtë të shtunë! Bursa për studentët e Kosovës për studime Bachelor dhe Master në CITY College, Universiteti York Europe Campus në Selanik, Greqi

Njoftim me rëndësi nga Aeroporti i Prishtinës!

Rrezikohen shërbimet për fëmijët me sindromën Down: Dërgo SMS dhe Ndihmo!

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti nuk e përballon dot debatin, çohet dhe largohet nga banorët gjatë transmetimit direkt në BBVA

As Ancelotti nuk e qetësoi, Brahim Diaz iu hakmor Diego Simeones

"Nuk kam parë gjë më të shpifur", Gjesti kritikohet pasi i erdhi ndot nga trupi i Eglit për shkak të nishanit

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Trump kërcënon studentët protestues: Të huajt do të dëbohen, amerikanët do të burgosen

Meloni refuzon propozimin e BE-së për dërgimin e trupave italiane në Ukrainë: Mund të shkoni, por jo me ushtarët e mi