LAJMI I FUNDIT:

Rreth 350 milionë njerëz në botë vuajnë nga diabeti

Rreth 350 milionë njerëz në botë vuajnë nga diabeti

Numri i të rriturve që vuajnë nga diabeti në tërë botën ka arritur në pothuajse 350 milionë njerëz, që është më shumë se dyfishi i numrit që vuanin nga kjo sëmundje tridhjetë vite më parë.

Një studim i publikuar në revistën Lancet ka treguar se 138 milionë nga numri i përgjithshëm i të sëmurëve me diabet jetojnë në Kinë dhe Indi, ndërsa në SHBA dhe Rusi jetojnë 36 milionë njerëz me këtë sëmundje.

Diabeti tip 2 është forma më e përhapur e kësaj sëmundjeje, e cila lidhet ngushtë me mbipeshën dhe mosaktivitetin fizik. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Kalo në kategori