Gjatë katër ditëve të ardhshme, pritet që në Kosovë të vijnë rreth 20 mijë bashkatdhetarë nga vende të ndryshme përmes Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës.
Kështu ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook, ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, i cili ka apeluar për kujdes të shtuar dhe respektim të masave mbrojtëse ndaj coronavirusit.
“Tashmë pritet se brenda 4 ditëve të ardhshme në aeroportin e Prishtinës do të arrijnë rreth njëzet mijë bashkatdhetarë, andaj i bëj thirrje menaxhmentit në ANP që të kenë kujdes të shtuar ndajë diasporës dhe të ketë mbarëvajtje të mirë sa i përket respektimit të masave anti Covid”, shkruan Zemaj.
Zemaj ka thënë se Kosova tashmë është në mesin e 7 vendeve të Evropës që kanë menaxhuar më së miri situatën epidemiologjike, andaj ka shtuar se ky është motiv shtesë për punën dhe angazhimin e mëtejmë të gjithsecilit.
Postimi i plotë:
Gjatë 24 orëve të fundit, 56 qytetarë e kanë fituar betejën me virusin Covid 19, ndërsa pozitiv kanë rezultuar 52.
Të nderuar qytetarë të Republikës së Kosovës,
Po vazhdojmë të jetojmë me një realitet të ri të krijuar që nga marsi i këtij viti e do të vazhdojmë të jetojmë me të edhe për disa kohë sepse askush në botë nuk e ka të qartë deri kur do të kemi pandemi.
Deri te kjo situatë e menaxhueshme që e kemi, e kemi arrit së bashku, duke marrë përgjegjësi, por edhe duke ndarë ato me akterët tjerë të rëndësishëm për luftimin e Covid 19.
Tashmë jemi dëshmitar që në dy javët e fundit, jemi në mesin e 7 vendeve të Evropës që kanë menaxhuar më së miri situatën epidemiologjike. Ky është motiv shtesë për punën dhe angazhimin e mëtejmë të gjithësecilit.
Kjo situatë e menaxhueshme është duke i dhënë mundësinë që planet dhe strategjitë t’i përgatisim në mënyrë të shpejtë për fazën tjetër, të vjeshtës dhe dimrit për parandalimin e infektimit me COVID-19.
Gradualisht, kemi lehtësuar masat, por edhe kemi shtuar në terren inspektorë sanitarë në mënyrë që asgjë mos t’i lihet rastit dhe nga neglizhenca e ndokujt të kemi situatë jo të dëshirueshme.
Kam theksuar dhe theksoj përsëri, që nga lirimi i masave se nuk do të ketë më vërejtje por reagim të fortë ndaj kujtdo që nuk respekton masat anti Covid.
Të nderuar bashkatdhetarë,
Tashmë pritet se brenda 4 ditëve të ardhshme në aeroportin e Prishtinës do të arrijnë rreth njëzet mijë bashkatdhetarë, andaj i bëj thirrje menaxhmentit në ANP që të kenë kujdes të shtuar ndajë diasporës dhe të ketë mbarëvajtje të mirë sa i përket respektimit të masave anti Covid.
Me qëllim të shkëmbimit të praktikave më të mira kundër Covid 19 dhe asistencë të ndërsjellë për përballimin e situatës së shkaktuar nga koronavirusi, dje në Tiranë kemi nënshkruar edhe marrëveshjen me znj. Orgeta Manastirliu, Ministre e Shëndetësisë dhe Mbrojtes Sociale.
Kemi mirëpritur vendimin e shtetit Zvicran për të larguar karantinën për bashkatdhetarët që kthehen në Zvicër dhe vlefshmërinë e testeve tona që ka bërë ekipi i ekspertëve epidemiologjikë të institutit gjerman të shëndetit publik “Robert Koch Institute”.
Shifrat na tregojnë se nga 17 shtatori e deri më sot, 3 tetor 2020, janë testuar gjithsej 10,090 qytetarë, betejën ndaj virusit e kanë fituar 1,833 pacientë ku kanë rezultuar pozitiv 918 raste, ndërsa 26 raste të vdekjes.
Këto janë rezultatet që dallojnë shumë nga dy javët e mëparme dhe dëshmojnë se vetëm me përkushtim të përbashkët do ta mundim virusin.
Vjeshta dhe dimri do të na gjej shumë më të përgatitur, në infrastrukturë, kapacitete humane, testim, vaksinim e shumë aktivitete tjera që mund të ndihmojnë në ruajtjen e shëndetit të qytetarëve tanë.
Bashkë ia dalim! /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Personi që grisi Kuranin në Prizren ka të kaluar kriminale për “Vrasje” e vepra tjera penale

Transparency International RMV, raste të reja korrupsioni në muajin shkurt 2025

SPAK heton organizatën kriminale që ‘skllavëroi’ 24 të rinj ukrainas në Vlorë

Këto janë votat e LDK-së në tetë komunat që udhëheq në nivel lokal

Ndalohet për 48 orë i dyshuari për grisjen e Kuranit, Policia thotë se ka të kaluar kriminale

Haxhiu: Le t’i tregojë dikush KPK-së dhe ZKPSH-së, që Albin Kurti nuk është kryeministër në detyrë

U raportua se e kanë larguar nga LDK-ja, reagon kryeshefi i Termokosit

Arrestohet i dyshuari që grisi Kuranin në Prizren

Ka nisur numërimi i votave me kusht - KQZ pret që nesër të përfundojë procesi

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës