Autoritetet doganore të Kosovës, vetëm për tre muajt e parë të këtij viti kanë evidentuar 260 raste te kontrabandës më mallra të ndryshme. Sipas zyrtarëve të Doganave, shuma e mallrave që është tentuar të hyjë në mënyrë joligjore përmes pikave kufitare, arrin mbi 300 mijë euro.
Zëdhënësi i Doganave të Kosovës, Adriatik Stavileci, thotë se mallrat e konfiskuara janë ato për të cilat duhet paguar akcizë. Ai pohon se niveli i kontrabandës në territorin e Kosovës ka shënuar rënie.
“Deri më tani kemi përafërsisht mbi 260 kundërvajtje doganore, që në krahasim me vitin e kaluar paraqet një ulje për afër 100 kundërvajtje. Ky është një indikacion i mirë, sepse nënkupton që ne hap pas hapi kemi fituar luftën kundër kontrabandës dhe evazionit fiskal. Arsye tjetër që besojmë se jemi në rrugën e duhur, është se edhe të hyrat doganore në krahasim me vitin e kaluar janë në rritje e sipër”, tha Stavileci.
Doganat e Kosovës janë kontribuesi kryesor i buxhetit të shtetit, i cili grumbullon për arkën e shtetit tri tatime kryesore: Tatimin Mbi Vlerën e Shtruar në import, taksën doganore dhe akcizën.
Ndryshe, të gjitha qeveritë pas luftës, duke përfshirë edhe qeverinë aktuale, kanë deklaruar se do të luftojnë kontrabandën, madje duke e vendosur si prioritet në politikat e tyre për parandalimin e ekonomisë joformale, korrupsionit dhe formave tjera të ekonomisë së zezë.
Përfaqësues të komunitetit të biznesit, ndërkaq thonë se me gjithë faktin se ka pasur hapa pozitiv në zvogëlimin e nivelit të ekonomisë joformale, ende ka hapësirë për mobilizim dhe angazhim për të luftuar këtë dukuri negative.
Safet Gërxhaliu, kryetar në Odën Ekonomike të Kosovës, thotë se për t’i shpallur luftë kontrabandës, në rend të parë duhet të fuqizohet sundimi i ligjit. “Nëse nuk ka fuqizim të sundimit të rendit dhe ligjit atëherë është utopike të mendohet dhe të bisedohet për luftë kundër kontrabandës dhe ekonomisë jo ligjore. Ne mund të identifikojmë barriera të shumta për të bërë biznes në Kosovë, por emëruesi i përbashkët i të gjitha këtyre problemeve është sundimi i rendit dhe ligjit”, tha ai.
Gërxhaliu, pohon se niveli i kontrabandës Kosovën e dëmton në aspektin e brendshëm dhe të jashtëm. “Në aspektin e brendshëm vërtetë i vendos në pozitë të keqe bizneset e pranishme dhe dëmton në mënyrë të drejtpërdrejtë prodhimin vendor. Në aspektin e jashtëm dëmtohet edhe më tepër imazhi i Kosovës dhe vërtetë është e pamundur të mendohet se do të kemi investitorë të huaj në këtë vend. Prandaj, është koha kur duhet të bëhet më tepër luftë kundër ekonomisë joformale dhe ekonomisë së kriminalizuar dhe në këtë drejtim duhet të punohet në fuqizim të rendit dhe ligjit”, shton Gërxhaliu.
Ndryshe, në Kodin Penal të Republikës se Kosovës, kushdo që shmangë kontrollin doganor duke bartur mallra dhe kalon vijën kufitare, dënohet me gjobë ose me burgim deri në tre vjet. /Rel/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Kompanitë energjetike çojnë kërkesë në ZRRE për rritjen e çmimit të rrymës në Kosovë

Eurokoha zbulon sekretin si t’i kaloni pushimet e ëndrrave në Turqi me 40% zbritje

ASK: Bie eksporti në Kosovë, thellohet deficiti tregtar rreth 30 për qind

Qytetarët thonë se ndihen të mashtruar nga 'marketet' për mosvendosjen e ekraneve nga ana e konsumatorëve

A do t'i kishin veshur legjendat e futbollit atletet rozë të modës së fundit?

Peci: Brenda dy javësh hapet thirrja që fermerët të aplikojnë për subvencione

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri