Kosova kërkon donacione dhe investime të huaja, kurse institucionet e Kosovës kanë rreth 1.9 miliard euro në tregjet financiare ndërkombëtare.
Në rreth 1. 2 miliard euro ka arritur Fondi i Kursimeve Pensionale të Kosovës (FKPK). Këto investime janë të shtrira në 61 shtete të botës apo në afër 2000 emetues botërorë.
Në një përgjigjeje nëpërmjet postës elektronike, Jeton Demi, zyrtar për Marrëdhënie me Publikun në Trustin e Kursimeve Pensionale të Kosovës, ka thënë se vlera më e madhe e mjeteve janë të investuara në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në Britani të Madhe, Francë, Kosovë, Gjermani, Japoni dhe Kanada.
Kurse, Fondi i mirëbesimit nga privatizimi dhe likuidimi i ndërmarrjeve shoqërore në Kosovë, sipas të dhënave të kësaj agjencie, ka arritur shumën prej rreth 700 milionë eurosh, të cilat deponohen në Bankën Qendrore të Republikës së Kosovës, e prej aty investohen në tregjet e jashtme.
Nga ky fond parashihet të kompensohen kredituesit potencialë të ndërmarrjeve shoqërore.
Sidoqoftë, mos futja e mjeteve të Trustit dhe të Fondit të Privatizimit në tregun kosovar, është kritikuar shumë herë nga ekspertë për çështje ekonomike.
Ismail Kastrati, njohës i çështjeve ekonomike, vlerëson se mjetet që mbahen të ngrira jashtë territorit të Kosovës duhet të trajtohen në forma të veçanta.
“Trusti i Pensioneve është kursimi i qytetarëve të Kosovës që një pjesë të pagave të tyre e ndajnë për të siguruar një pleqëri të rehatshme. Kurse, Fondi i Privatizimit është diçka krejt tjetër. Prandaj, ky fond nuk mund të shfrytëzohet para se të shpërbëhet AKP-ja apo para se të zgjidhen të gjitha kërkesat pronësore – kredituese apo juridike”, thotë Kastrati.
Edhe Naim Gashi, profesor i ekonomisë, thekson se shfrytëzimi eventual i mjeteve të Trustit është proces i ndjeshëm, Por, për Fondin e Privatizimit, thotë ai, Qeveria, me pëlqimin e Kuvendit të Republikës së Kosovës, duhet të mendojë që ato mjete t’i kthejë në funksion të zhvillimit ekonomik të Kosovës.
“Mbajtja e Fondit të Privatizimit jashtë Kosovës mendoj se është e paarsyeshme, sepse pas mbylljes së mbikëqyrjes së pavarësisë së Kosovës, Qeveria dhe Kuvendi i Kosovës i kanë duart e lira që të menaxhojnë me ato fonde”, thekson Gashi.
Kastrati ndërkaq konsideron se me këto mjete, Qeveria e Kosovës duhet të krijojë një bankë investuese, në mënyrë që ta ndihmojë sektorin privat.
“Do të ishte mirë, që me këto mjete, Qeveria të krijojë një fond investimi ose një bankë investuese, me të cilën do të stimulohej investimi, zhvillimi i ekonomisë rurale, agrobizneset në përgjithësi dhe stimulimi i eksporteve përmes mbështetjes së ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, përkatësisht stimulimit të vetë eksportit”, konsideron Kastrati.
Por, Gashi thotë se autoritetet kompetente duhet të marrin praktika nga Britania e Madhe për lejimin e linjave kreditore për sektorë të caktuar ekonomikë me kamata 2-3 për qind.
“Këtë punë do ta kryenin bankat komerciale. Shteti nuk do të krijonte përfitime nga to, po vetëm do të bënte kthimin e atyre mjeteve dhe riinvestimin e tyre për zhvillim ekonomik. Ndërsa, kamata për 2 ose 3 për qind për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme dhe sektorin e bujqësisë ose përpunimit të produkteve ushqimore, do të përdorej vetëm në rast të rrezikut nëse ndonjë nga bizneset mund të falimentojë dhe eventualisht nëpërmes asaj kamate të mbuloheshin humbjet e atij fondi”, shpjegon Gashi.
Zyrtarë të Agjencisë Kosovare të Privatizimit dhe Trustit të Kursimeve Pensionale, tashmë kanë deklaruar se kthimi, apo vënia në qarkullim e këtyre mjeteve, nuk mund të bëhet për shkak të pengesave ligjore. /REL/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Kompanitë energjetike çojnë kërkesë në ZRRE për rritjen e çmimit të rrymës në Kosovë

Eurokoha zbulon sekretin si t’i kaloni pushimet e ëndrrave në Turqi me 40% zbritje

ASK: Bie eksporti në Kosovë, thellohet deficiti tregtar rreth 30 për qind

Qytetarët thonë se ndihen të mashtruar nga 'marketet' për mosvendosjen e ekraneve nga ana e konsumatorëve

A do t'i kishin veshur legjendat e futbollit atletet rozë të modës së fundit?

Peci: Brenda dy javësh hapet thirrja që fermerët të aplikojnë për subvencione

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri