Në maj të vitit 1999, ndodhi një krim i planifikuar i pushtetit serb në burgun me sigurinë më të lartë në Kosovë, atë të Dubravës.
U vranë e masakruan mbi 1 mijë të burgosur, 300 të tjerë u plagosën, duke parë e përjetuar kështu “ferrin” e shkaktuar atë kohë nga forcat serbe.
Njëri nga të mbijetuarit e kësaj maskare ishte edhe Ahmet Ahmeti nga fshati Reçak- Shtime.
Ai për herë të parë për Gazetën Fjala rrëfen ekskluzivisht rrëfimin e hidhur për masakren e Dubravës.
Ahmeti tregon se në burgun e Dubravës e kishte takuar edhe Ukshin Hotin dhe se si kanë vuajtur së bashku atë kohë.
Teksa kujton përjetimet e tija, Ahmet Ahmeti i fton prokurorët vendorë dhe ata ndërkombëtarë të merren me këtë çështje, por këshillon që kjo të mos i lihet në dorë Serbisë. Ai thotë se ata që i kanë shkaktuar këkto krime mbi kosovarët duhet të dalin para drejtësisë.
“Institucionet e Kosovës duhet që ti kenë parasysh këtë kategori të veprimtarëve dhe mos të lihen në harresë sepse këta veprimtarë ishin përfaqësues të popullit dhe drejtpërsëdrejti kryn detyrat ndaj qytetarëve të Kosovës në arsimim dhe edukim të rinjëve dhe drejtime të tjera”, thotë Ahmet Ahmeti për Gazetën Fjala.
Ai edhe 17 vite pas përfundimit të saj ndjen emocionet e njejta për tmerrin e maskarës së Dubravës, tregona të që nuk ka ndodhur askund në botë.
Si është gjendja juaj shëndetësore tani?
Ahmeti: Pasojat e përjetimeve gjatë arrestimit dhe vuajtejet e dënimit në kazamatet famëkqija ishin tepër të tmerrshme dhe tani po vuaj nga bllokimi i këmbëve dhe ngulfatja në frymmëmarrje për shkak të lagështisë në dhomat e izolimit.
Në cilën datë keni qenë të burgosur, cila ka qenë mosha juaj?
Ahmeti: Jam burgosur me 7 shtator 1998, në moshën 50 vjecare
Sa të burgosur të tjerë kanë qenë më ju?
Ahmeti: Në burgun e Prishtinës në fillim pesë të burgosur, pastaj i sollën edhe tre tjerë, kurse mua më dërguan në një dhomë tjetër në katin përdhesëme 7 të burgosur.
Në burgun e Prishtinës së pari më dërguan në një dhomë ku ishte edhe një i burgosur serb i dënuar për vrasje të dyfisht për plaqkë, kurse të tjerët ishin shqiptarë. Derisa në burgun e Lipjanit ishim në një dhomë me Demir Limajn, Ali…, Shefket Topajanin dhe një djalë nga Prishtina dhe tre tjerë nga Drenica. Në Dubravë ishin Ahmet Shala, i ndjeri Tefik Raka, i ndjeri Mehdi Dalloshi, Ismet Pacarizi, Besim Zymberi, Ukshin Hoti, Ilaz Bislimi, Ilaz…, Sylejman Bytyqi, Enver Topalli, Hasan Dalloshi, Bajrush Xhemajli, Esat Haxhijaha, Salih Zariqi, Sheremet Ahmeti, Blerim Ollani, ……, Ukë Galaj. Në burgun e Dubravës në fillim kishte edhe serb por me rastin e (Plajër) ata u larguan. Po kishte të burgosur që i njihja edhe më parë në arsim politik.
A mund të na shpjegoni ngjarjen si ka ndodhur maskara?
Ahmeti: Në burgun e Dubravës na kanë dërguar pas Burgut të Prishtinës e të Lipjanit. Masakra në burgun e Dubravës ishte e planifikuar mirë politika shofene serbe për t`na asgjësuar atë numër të të burgosurve që sillet rreth 954. Kjo ishte një vazhdimësi e krimeve të politikës së lartë serbe. Në këtë burg na grumbulluan me planifikim për të na asgjësuar. Në fillim propagandohej se në burgun e Dubravës janë të strehuar paramilitarë serb dhe për atë propagandë të rrejshme forcat e Natos bombarduan me 19 maj 1995.
Atë natë qëndruam të shpërndarë disa në pavijone. Në burg kishte shumë të vdekur e disa të plagosur duke i dhanë ndihmën e parë, Esat Hoxhijonëve i’u dhashë ndihmën e parë duke ja lidhur krahun sepse ishte plagosur nga granatat.
Pasi pamë se kanë vendos forcat policore dhe paralimitare serbe që të na varrosin edhe për së gjalli, një grup vendosëm që të marrim nga një shufër hekuri ndër sjetull dhe të qëndrojmë deri diku. Në agim të 23 majit forcat paralimitare të shoqëruara edhe nga forcat e sigurimit shtetëror serb dhe gardian filluan të thirrnin në drejtim tanë dhe kërkuan që të dalim.
Ne mohuam dhe kërkuam që të vinte Kryqi i Kuq Ndërkombëtar që ai nuk ekzistonte fare atë ditë në Kosovë. Breshërit e të shtënave nuk ia kishte ndalur, edhe pasi u afruan afër nesh filluan të hedhin edhe granata dore ku disa prej tyre u loufonin kurse disa jo. Nga ky presion u detyruam të dalim duart mbi kokë ku na rrethekuan në oborr të burgut , parë kokën uintrolozëve dhe militantëve me maska. Pas një shantazhimi se do të ju vrasim do të ju masakrojmë , pastaj nga radhët e tyre njëri dha urdhër që të na dërgojnë në orët e edukatës fizike. Pasi na futën mbrenda filluan përsëri shantazhin ogurzezë të tyre,disa nga brenda disa nga jashtë duke na u ngjitë dritareve të rralla sikur tigra, thoshin se do të ‘ju vrasim..
A keni dëshmuar ndokund për këto krime?
Ahmeti: Po kam dëshmuar një herë Kryqit të Kuq Ndërkombëtar, dy herë organizatave OSBE.
Keni ndonjë mesazh për institucionet kosovare?
Ahmeti: Institucionet e Kosovës duhet që ti kenë parasysh këtë kategori të veprimtarëve dhe mos të lihen në harresë sepse këta veprimtarë ishin përfaqësues të popullit dhe drejtpërsëdrejti kryn detyrat ndaj qytetarëve të Kosovës në arsimim dhe edukim të rinjëve dhe drejtime të tjera. Kjo shtresë e veprimtarëve ndoshta më mirë kishte me qenë me hi në listat e veteranëve për kauzë kombëtare por duke pas në mendje që të mos rëndohet buxheti i shtetit.
Institucionet tona duhet të punojnë më shumë në arsimimin dhe edukimin e brezave të rinjë të cilët nga frymëzimi i petagogëve tanë shumë prej tyre i rrokën armët dhe i’u përgjigjën kushtrimit për mbrojtjen të vatanit, sa i përket trajtimit shtetit ndaj nesh ma merr mendja se veprimtaria jonë s ‘duhet harruar, sepse arsimi ishte ai që e mbajti në jetë kauzën kombëtare dhe ne udhëheqim një institucion të shenjtë dhe ishim viktimë e atij aktiviteti. /Gazeta Fjala/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëJashari reagon pas kritikave ndaj mbylljes së institucioneve paralele, citon Gjergj Fishtën
Maqedonci në SHBA: Kosova do të ketë helikopterë ‘Black Hawk’
Arrestohet Nol Nushi i PSD-së
Projekti 1.4 miliard euro: Dhëndrit të Donald Trump, i jepet statusi i investitorit strategjik në ishullin e Sazanit
Kosova jep tri sqarime për mbylljen e strukturave paralele
SHBA i jep dritën e gjelbër FSK-së për blerjen e helikopterëve
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Rrëfimi tronditës i Bernardit, tregon se si fëmijë u dhunua nga një burrë: Pasi bëra grua e fëmijë, kuptova se isha homosekual
Familja e G Banit dërgojnë letër në BBVA, dhe dalin kundër veprimeve të djalit të tyre: I kërkojmë falje familjarëve të Gjestit
SHBA i jep dritën e gjelbër FSK-së për blerjen e helikopterëve
Publikohen pamjet e protestës për Gjestin para Top Channel, të pranishëm edhe Policia e Shtetit
Amber çohet dhe kërkon të largohet në mes të spektaklit nga BBVA: Nëse Gjesti është shembulli, unë po iki që tani
U vlerësuan si "plehra", por tani janë të pazëvendësueshëm për ukrainasit: Transportuesi legjendar i luftës në Vietnam, në një zenit të ri