Ndihet me fat që ishte përzgjedhur si artisti që do t`a kaligrafonte tekstin e Deklaratës së Pavarësisë së Kosovës në pergamenë. E ky rast, sipas artistit Shyqri Nimani, i jepet njeriut vetëm një herë në jetë.
Në një intervistë për gazetën “Bota sot”, ai ka treguar për ndjenjat dhe emocionet që përjetoi gjatë bukurshkrimit të deklaratës.
“E ndjeja se Dielli i Lirisë do t’i ngrohte zemrat e popullit tonë aq të përvuajtur. Por, unë isha tërësisht i koncentruar në obligimin tim që brenda 16 orëve të kryeja një detyrë aq me përgjegjësi”, thotë Nimani.
“Bota sot”: Profesor, a mund të na i përshkruani ndjenjat, kur morët vesh se do të jeni shkruesi i Deklaratës së Pavarësisë?
Shyqri Nimani: Viti 2008 është njëri nga vitet më dinamike, më kreative dhe më të rëndësishme në jetën time dhe në karrierën time artistike.
Me rëndësi të jashtëzakonshme kombëtare dhe, siç zakonisht thuhet, historike, është shpallja e Deklaratës së Pavarësisë së Kosovës.
Kjo ngjarje ndodhi më 17 shkurt të vitit 2008. Them, se deshi fati që unë të jem artisti që do ta kaligrafojë tekstin e Deklaratës së Pavarësisë në pergamenë, rast ky që njeriut i jepet vetëm një herë në jetë.
Kisha ndjenja të jashtëzakonshme të gërshetuara me një përgjegjësi gjithashtu të jashtëzakonshme.
Por, rrjedhat morën kahje tjetër nga ajo që unë kisha paramenduar për bukurshkrimin e Deklaratës.
Vetëm një javë para shpalljes së pavarësisë, më njoftuan nga Qeveria, se unë do ta bukurshkruaja me dorë këtë deklaratë.
Unë mendoja, ç’është e vërteta, se teksti do të ishte në një faqe A/4 dhe do të më duheshin më së paku 5 ose 6 ditë për ta shkruar ashtu siç dëshiroja.
Por ndodhi krejt ndryshe. Kur arrita në godinën e Qeverisë së Kosovës (në mbrëmjen e 16 shkurtit 2008) ma dhanë tekstin e deklaratës, i cili, për befasinë time shumë të madhe, ishte në 3 faqe të plota A/4!
Vërejta se teksti kishte mjaft gabime drejtshkrimore, të cilat i korrektuam.
Sipas kërkesës së Kryeministrit, unë i solla nga studioja ime veglat, ngjyrat dhe 2 pergamenet (lëkurë viçi, nga 80 x 50 cm) të sjellur nga Muzeu i Londrës.
Ndërkaq, shefi i protokollit, z. Abedin Qupeva, më pyeti se a mund të ishte edhe Qeveria e Kosovës së bashku me mua bashkautorë e kaligrafimit të Deklaratës.
Unë i thashë se kjo gjë nuk kishte rëndësi në këtë çast, kur unë isha aq i ngarkuar nga frika, se a do të mund ta kryeja këtë detyrë për një kohë shumë të shkurtër – prej vetëm rreth 16 orëve.
Abedini më tha se, meqë sonte është vonë, kontratën e autorësisë mund ta bëjmë javën tjetër.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Rohde viziton deponinë në Mirash: Gjithçka këtu është e ndotur – ajri, uji dhe toka

Paralajmërimi i Alibeajt: Është radha e Edi Ramës në SPAK

Raportimet për rritjen e tarifave të energjisë elektrike, ZRRE del me njoftim

Arrestohet një serb i dyshuar për krime lufte në Kosovë, Prokuroria Speciale jep detaje

Buzhala: Qeveria dhe KEK-u po bëjnë gabim prej 170 milionë eurosh në rikonstruimin e njësisë A3

Ramabaja: Për të varfrit rryma është e lirë, por ata që nxehen me rrymë paguajnë shtrenjtë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Bien 'drastikisht' vlerat e kriptovalutave - pse po ndodh kjo?

Zbulohet identiteti i gruas së dytë të Feros - ka një ngjashmëri të madhe me Arbenitën

Videoja e cila po shpërndahet me të madhe, Egli Tako pranon se po merr antidepresantë brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania 4

Real Madridi po përgatit një ofertë të madhe për transferimin e yllit të PSG-së

E dashura e re e yllit të Real Madridit, dikur pjesë e faqeve 'online' për eskorta? Jude Bellingham në qendër të vëmendjes për lidhjen e tij të re

Guardiola rikthehet për yllin e Real Madridit: Man City i gatshëm për ofertë 150 milionëshe