LAJMI I FUNDIT:

Rrahim Pacolli, president i përkohshëm i AKR-së

Rrahim Pacolli, president i përkohshëm i AKR-së

Këshilli Drejtues i Aleancës Kova e Re (AKR), në mbledhjen e mbajtur të hënën ka zgjedhur për udhëheqës të partisë deri në kuvendin e Ardhshëm, Rrahim Pacollin.

Rrahim Pacolli u zgjodh në këtë post me 65 vota për, asnjë kundër dhe tre abstenime. Ai është familjar i ish-presidentit të AKR-së, Behgjet Pacolli, i cili pasi u zgjodh president i Republikës së Kosovës, pati thënë dorëheqje nga partia të cilën e themeloi në vitin 2006.

Behgjet Pacolli aktualisht është zëvendëskryeministër i parë i Republikës së Kosovës, pasi pak javë pas ardhjes në postin e presidentit të Republikës, u detyrua të largohet për shkak se shkeljeve procedurale të Parlamentit të Kosovës dhe konstatimit të tyre nga Gjykata Kushtetuese. /Telegrafi/