LAJMI I FUNDIT:

Rozmarina mbron sytë!

Rozmarina mbron sytë!

Kjo bimë e shkëlqyeshme mediterane, e cila rritet edhe në vise më të ftohta, me përbërjen e saj mbron sytë nga sëmundjet degjenrative.

Studimet e reja nga shkencëtarët e “Sanford-Burnham Medical Research Institute”, në Florida, SHBA, zbulojnë se rozmarina, një shkurre që mund të rritet në kopsht apo në një vazo në shtëpi, mund të mbrojë retinën e syve nga shqetësimet apo sëmundjet që mund ta prekin atë, siç është p.sh., shkatërrimi makular.

Substanca bimore e acidit karnosik, i cili gjendet edhe tek sherbela, është rezultativ në parandalimin shkatërrimit të retinës së syrit për shkak të toksicitetit që mund të depërtojë brenda saj. Degjenerimi makular është një simptomë që vërehet sidomos me kalimin e moshës dhe që çon në një reduktim gradual të shikimit që mund të shkojë deri në verbëri.

Rozmarina, kultivohet si bimë zbukurimi, po ashtu prej kohësh populli e ka përdorur edhe si bimë mjekësore. Ajo, është shumë e efektshme për kurimin e shumë infeksioneve dhe sëmundjeve të ndryshme. Telegrafi/


Në trend Shëndetësi

Më shumë
Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Kalo në kategori