LAJMI I FUNDIT:

Rozana dështon me projekt, fajëson të tjerët (Video)

Rozana dështon me projekt, fajëson të tjerët (Video)

“Për me pas një roze” titullohet projekti më i fundit i këngëtares Rozana Radi, të cilin e solli të realizuar me videoklip.

Kënga, e cila është e punuar nga Rozana dhe Elgit Doda nuk ka arritur të marrë vëmendjen e publikut, transmeton Telegrafi.

Megjithëse ka afro një muaj që është publikuar, videoklipi ka arritur vetëm 182 mijë klikime në kanalin “Youtube”.


Kjo gjë si duket e frustruar këngëtaren, e cila për “dështimin” e këtij projekti ka fajësuar të tjerët.

“Nuk po të ecën kënga? Në kujdesin tonë ti do marrësh aq shumë klikime sa të çuditesh. Do ti blejmë të gjithë Dj-të që të japin vetëm këngën tënde nëpër disko. Edhe pse ajo e ka këngën më të mir se tënden, ti do dëgjohesh nëpër radio. Se ne e blejmë publikun kur të duam. Gazetat do shkruajnë veç për mirë për ty. Dhe kështu ti do të jesh numër 1. (Kështu ndodhë të dashur miq)”, ka shkruar këngëtarja në llogarinë e saj në “Instagram” duke ironizuar me kolegët e saj dhe mënyrën që sipas saj arrijnë të bëjnë këngë hite.

Për këtë projekt që riktheu atë pas një pushimi të gjatë nga skena, Rozana ka punuar me një ekipë të madhe dhe duket se puna e bërë nuk po merr shpërblimin e dëshiruar nga këngëtarja./Telegrafi/

rozi