LAJMI I FUNDIT:

Rosonerët fitojnë ndaj Cagliarit

Rosonerët fitojnë ndaj Cagliarit

Milanit i ka mjaftuar vetëm pjesa e parë e ndeshjes, për të shënuar fitore 3-2 në udhëtim ndaj Cagliarit.

Marco Boriello ishte ai që hapi rezultatin pas vetëm shtatë minutash lojë, ndërsa vendasit arritën të barazojnë pas 10 minutash tjera me anë të Daniele Ragatzu. Por nuk vonoi shumë, pas dy minutash tjera (19’), të zgjedhurit e trajnerit Leonardo rikthyen epërsinë kësaj here me anë të holandezit Klaas-Jan Huntelaar.

Në minutën e 32-të të takimit Alessandro Matri barazoi përsëri rezultatin, gjashtë minuta para se rosonerët ta rikthejnë anë me anë të një autogoli të Davide Astori (38’). Pjesa e dytë e takimit ishte më e qetë dhe nuk solli asnjë gol tjetër.

Me tre pikët e reja, Milani grumbullon 63 në pozitën e tretë, dy më pak se Roma dhe tre më pak se Interi. /Telegrafi/